Një shtetas i Bullgarisë është ndaluar në pikën Kufitare “Deve Bair”.

Sipas Policisë, tek i cili janë gjetur një gusht metalik dhe një pankartë me përmbajtje fyese.


“Më 12.01.2026, në orën 13:30, në Pikën Kufitare “Deve Bair”, në hyrje të shtetit, punonjës policie e arrestuan N.I.L. (47) nga Republika e Bullgarisë, sepse gjatë kontrolleve kufitare dhe një kontrolli të kryer në bashkëpunim me doganierët, në automjetin “Honda Jazz” me targa bullgare, me të cilin kishte ardhur, u gjetën dhe u sekuestruan grusht metalik dhe një pankartë me përmbajtje fyese.

Nga Gjykata Themelore e Kriva Pallankës, ndaj tij u shqiptua gjobë monetare dhe masa “deportim i të huajit nga shteti” për një vit. Më 13.01.2026, në orën 02:10, N.I.L. u shoqërua në Pikën Kufitare “Deve Bair” dhe iu dorëzua shërbimeve kufitare bullgare”, thonë nga MPB.