LAJMI I FUNDIT:

Ndalohet i dyshuari që aksidentalisht plagosi me armë shokun e tij

Ndalohet i dyshuari që aksidentalisht plagosi me armë shokun e tij
Foto: Ilustrim

Prokuroria Themelore në Gjilan, Departamenti për Krime të Rënda, sot, rreth orës 17:30 minuta është njoftuar për një rast, i cili ka ndodhur në komunën e Kamenicës, në të cilin i dyshuari M.E., aksidentalisht ka plagosur me armë shokun e tij.

“Ekziston dyshimi i bazuar, se më 21 janar 2019, rreth orës 15:35 minuta, në rrugën e fshatit Bllatë, komuna e Kamenicës, i dyshuari M.E. (1995), nga pakujdesia ka shkaktuar rrezik të madh për jetën e njerëzve, në atë mënyrë që derisa kishte qenë në veturë me shokun e tij, të dëmtuarin Q.S. (1999), duke provuar revolen e llojit ‘’Ekol’’, aksidentalisht ka shtënë brenda veturës, me ç’rast edhe e ka plagosur të dëmtuarin, i cili për shkak të lëndimeve trupore është dërguar për tretman mjekësor, në Spitalin Regjional në Gjilan dhe është jashtë rrezikut për jetë.

Gjithashtu, i njëjti pa autorizim dhe në kundërshtim me ligjin e zbatueshëm për armët, ka mbajt në pronësi armë zjarri, e cila edhe është sekuestruar nga policia”, thuhet nw njoftimin pwr media.


Prokuroria menjëherë pas njoftimit me rastin, ndaj të dyshuarit ka nxjerrë aktvendim mbi ndalim, në kohëzgjatje prej 48 orësh, për shkak të dyshimit se ka kryer veprat penale ‘’Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm’’ nga neni 365 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës dhe ‘’Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve’’ nga neni 374 të KPRK-së. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
FSK bën pranimin e Poligonit të Qitjes nga Komanda e Forcave Amerikane për Evropë (EUCOM)

FSK bën pranimin e Poligonit të Qitjes nga Komanda e Forcave Amerikane për Evropë (EUCOM)

Lajme
​Sindikatat e pavarura të Kosovës: Katër vitet e Qeverisë Kurti ishin më të vështira

​Sindikatat e pavarura të Kosovës: Katër vitet e Qeverisë Kurti ishin më të vështira

Lajme
Murati: Ripërcaktimi i kufijve, zgjidhja e vetme për një Kosovë funksionale

Murati: Ripërcaktimi i kufijve, zgjidhja e vetme për një Kosovë funksionale

Lajme
Banesat kolektive në veri të ndërtuara nga Serbia, do të legalizohen

Banesat kolektive në veri të ndërtuara nga Serbia, do të legalizohen

Lajme
Vjedhja e arit në vlerë 168 mijë euro në Prizren, policia arreston të dyshuarin dhe sekuestron disa prova materiale

Vjedhja e arit në vlerë 168 mijë euro në Prizren, policia arreston të dyshuarin dhe sekuestron disa prova materiale

Kronika e Zezë
Gjakovë, policia arreston gruan që kishte rrahur djalin e saj të mitur

Gjakovë, policia arreston gruan që kishte rrahur djalin e saj të mitur

Kronika e Zezë
Kalo në kategori