Një shtetas i Kinës dhe një shtetas i Italisë janë arrestuar në Aeroportin e Shkupit.

Sipas njoftimit të Policisë, të njëjtit në pikën e kontrollit kishin dorëzuar dokumente të falsifikuara.


“Dje, në orën 01:50, në pikën kufitare “Aeroporti Ndërkombëtar i Shkupit”, janë privuar nga liria M.H. (26) nga Italia dhe Ç.L. (27) nga Kina,. Gjatë kontrollit të kryer, zyrtarët policorë kanë konstatuar se të dy personat kishin paraqitur dokumente të falsifikuara gjatë hyrjes në shtet".

"Personat e ndaluar janë mbajtur në Stacionin Policor Gazi Babë, ku do të ndërmerren masa dhe procedura të mëtejshme në përputhje me ligjin”, njoftoi Ministria e Punëve të Brendshme.