Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, ka thënë se bashkë me ministrin e Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, u kanë raportuar ambasadorëve të shteteve të QUINT-it dhe drejtorit të Zyrës së BE-së në Kosovë për ndalimin që u është bërë një numri të madh të qytetarëve të Kosovës në pikat kufitare të Serbisë.
Gërvalla ka deklaruar se presidenti serb, Aleksandar Vuçiq ka nisur t’i jetësojë kërcënimet e tij pas votimit të djeshëm për anëtarësim të Kosovës në Këshill të Evropës.
“Jemi ballafaquar me një situatë, e një veprim i tillë bazohet në ngjarjet e djeshme. Vuçiqi ka kërcënuar edhe Kosovën e edhe partnerët tanë, që vota pozitive në Këshill të Evropës do të ketë pasoja. Dje nuk eci propaganda, Vuçiqi ka nisur t’i jetësojë kërcënimet e tij. Në këtë kontekst e shoh ndalimin… Janë shkelur masivisht të drejtat e qytetarëve”, ka thënë Gërvalla.
Sipas saj, një pjesë e qytetarëve kosovarë iu nënshtruan bisedave informative.
“… Një numër i tyre u është nënshtruar bisedave informative, ka pasur qëllim që të flitet për 1999-n, për Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës”, ka shtuar ministrja e Jashtme.
“Sa i përket arrestimit të zyrtarëve të ndryshëm policorë, numri është goxha i madh, nuk janë kufizuar në pak zyrtarë policorë. Nuk do doja të spekuloj, sepse nuk dua ta shqetësoj publikun tonë dhe s’dua të jap informacione gjysmë të verifikuara. E dimë se një pjesë e madhe e tyre tashmë janë liruar”.
Ajo është shprehur se reagimi i ndërkombëtarëve për ndalimin e qytetarëve në kufi është i pari pas shumë kohësh ku Serbisë i është kërkuar përgjegjësi.
“Kemi biseduar me partnerët tanë, i mbajmë të informuar. Ka pasur një reagim të BE-së ku pas kaq kohësh BE nuk flet më për përgjegjësi të të dyja palëve, por kur qartë e thotë se kjo përbën shkelje të marrëveshjes së mobilitetit dhe kërkon nga Serbia të ndalë aktet e tilla”, ka thënë Gërvalla, transmeton Telegrafi.
Ajo ka deklaruar se Serbia e ka shkelur marrëveshjen e arritur në vitin 2023 për lëvizjen e qytetarëve me pasaporta kosovare.
“I kemi informuar me aq detaje sa kishim në atë se çka po ndodh, kemi kërkuar një reagim të qartë dhe prerë ndaj Serbisë, jo vetëm për të parandaluar edhe demonstruar unitet mes faktorit demokratik ndaj qasjes që ka treguar Serbia. Sot jo vetëm që është shkelur marrëveshja e vitit 2023, po është shkelur edhe marrëveshja për mobilitetin”, ka thënë ministrja.
Gërvalla u ka bërë thirrje qytetarëve të vendit që të mundohen të shmangin kalimin nëpër Serbi.
“E përsëris thirrjen që e kemi bërë që të evitohet kalimi nëpër Serbisë në çdo rrethanë, nuk e dimë se sa mund të ashpërsohet kjo strategji e presidentit serb, Aleksandar Vuçiq, dhe se cilat mund të jenë pasojat”, ka thënë Gërvalla.
Gërvalla fillimisht foli për procesin e anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës, Gërvalla ka theksuar se më meritorët në këtë janë presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca dhe zëvendësministri i Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës(MPJD), Kreshnik Ahmeti. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

KQZ shpall nesër rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve, Baraliu: Procesi i stërzgjatur, por jo i cenuar

Fundi i procesit gjyqësor në Hagë ndaj ish-krerëve të UÇK-së – edhe 8 seanca i kanë mbetur prokurorisë

Kryeqyteti nuk gjen qetësinë, theret me thikë një person në lagjen Dardania

Dalin pamjet e momentit të aksidentit ku humbën jetën dy vajzat e reja nga komuna e Kamenicës

Djali i Trump nuk e njeh Kosovën, publikon hartën ku Kosova shfaqet si pjesë e Serbisë

Fundi i procesit gjyqësor në Hagë ndaj ish-krerëve të UÇK-së - edhe 8 seanca i kanë mbetur prokurorisë

Publikon fotot e dy vajzave që humbën jetën në aksident, kryetari i Kamenicës: Dhimbja e mëngjesit të sotëm do të na përcjell gjatë

Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

KQZ shpall nesër rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve, Baraliu: Procesi i stërzgjatur, por jo i cenuar

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës