Ndalimi i mbulimit me burka në Holandë ende nuk ka hyrë mirë në fuqi, kur në disa institucione tregohet mungesë vullneti për zbatimin e ligjit. Sidoqoftë, kjo nuk do të thotë që tema nuk është e rëndësishme në vend.
Shumica e spitaleve në Holandë kanë deklaruar që para ndalimit se nuk do të ndalojnë hyrjen e grave të mbuluara me burka. Përkujdesja për pacientët është më e rëndësishme për ta, sesa zbatimi i kodit të veshjes, u tha.
Zbatimi praktik i një ligji, sipas spitaleve, është detyrë e policisë dhe jo e mjekëve dhe infermierëve. Por në një lajm në twitter, policia thotë se kontrollin e respektimit të ligjit të ri e kanë punonjësit e organizatës, për të cilën zbatohet ndalimi. Vetëm kur dikush refuzon të heqë mbulimin e fytyrës, mund të thirrej policia.
Edhe policia tregon butësi
Theksi është te “mund”. Sepse edhe në tekstin e ligjit është formuluar që mund të “thërrasësh” policinë, që të detyrojë dikë të heqë mbulesën e fytyrës – burkan, nikabin, një helmetë motoçikletash etj.
Por jo vetëm spitalet tregohen pak të gatshme për këtë, por edhe ndërmarrjet e transportit publik tregojnë refuzim. Në radhë të parë, ata duan të regjistrojnë sa dendur shkelet ndalimi në automjete, u tha. Meqenëse në Holandën me 17 milionë banorë, ka vetëm 200-400 femra që mbulohen me burka, numri ka të ngjarë të jetë i vogël.
“Prioriteti ynë është shtensionimi dhe funksionimi i qetë i autobusëve dhe trenave”, i thotë Pedro Peter i shoqatës së transportit publik të distancave të afërta OVNL, agjencisë holandeze të lajmeve ANP. Sidoqoftë, nëse ka të dhëna se në një linjë të caktuar ka rregullisht femra që mbulohen me burka, atje mund të zhvillohen kontrolle. Me sa duket, urgjente kjo temë nuk është as për transportin publik.
Më shumë sesa politikë simbolike?
Sidoqoftë, mungesa e vullnetit për ta zbatuar ligjin nuk do të thotë që tema nuk ka asnjë rëndësi në Holandë. Në botën myslimane ajo vërtet perceptohet më e mprehtë sesa në Holandën laike, mendon arabisti Jan Jaap de Ruiter nga Universiteti i Tilburgut, për gazetën Volkskrant.
“Në Holandë, kjo shihet pjesërisht si një politikë simbolike. Sikur tani mund të kalojmë përsëri në rendin e ditës. Por ne nuk shpëtojmë dot lehtë prej saj. Sepse për myslimanët ortodoksë, ndalimi i burkave është një shembull i shtypjes së shokëve të besimit në botën perëndimore”.
Por edhe jomyslimanët e kundërshtojnë ligjin. Asnjë nga qytetet e mëdha nuk e sheh zbatimin si përparësi. Kryetarja e Bashkisë së Amsterdamit, Femke Halsema (I Gjelbër/I Majtë) tha që në nëntor se ndalimi nuk do të zbatohej në qytetin e saj. Ky ligj shumë “anti-Amsterdam”, shpjegoi ajo. Madje edhe kryetari i Bashkisë së Roterdamit sheh përparësi të tjera:
“Ka kaq shumë ligje dhe ne kemi shumë pak polici,” tha ai në një komunikatë për shtypin. “Roterdami ka probleme më të mëdha. Vrasje, drogë, infiltrim (kriminal) të shoqërisë.”
Populisti i djathtë, Geert Wilders nga ana tjetër është i paqetë. Ai shkruan në twitter: “Tani ata po kërcënojnë me xhihad për shkak të ndalimit të burkas. Punët do të venë edhe më keq. Ata nuk pyesin për ligjet tona, për vlerat tona dhe demokracinë dhe duan të na sundojnë me forcë brutale dhe me terror vdekjeprurës”.
Një përpjekje të parë për ndalimin e mbulimit të fytyrës Wilders e bëri në 2005, por dështoi në nenin 6 të Kushtetutës, i cili garanton lirinë fetare. Në vitin 2015, u paraqit projektligji, i cili po zbatohet tani: nuk do të ketë mbulim të fytyrës në ndërtesat publike siç në shkolla, spitale, bashki etj. Në rrugë, theksoi sërish Ministri i Brendshëm, Ronald Plasterk, burka edhe më tej nuk paraqet asnjë problem. Aq më tepër kur në Holandë zor se sheh ndonjë grua të mbuluar krejtësisht./DW
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë![Politikani serb, Çedomir Jovanoviq pretendon se është rrahur – nuk ndalë lotët derisa tregon dorën në allçi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/1-92-780x439.jpg)
Politikani serb, Çedomir Jovanoviq pretendon se është rrahur – nuk ndalë lotët derisa tregon dorën në allçi
![I dërguari i Trump pauzon planin e paqes në Ukrainë, për të zhvilluar bisedime me aleatët e NATO-s](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/1-95-780x439.jpg)
I dërguari i Trump pauzon planin e paqes në Ukrainë, për të zhvilluar bisedime me aleatët e NATO-s
![Gjykatësi amerikan urdhëron administratën Trump t'i bindet ndalimit të ngrirjes së shpenzimeve](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/1-94-780x439.jpg)
Gjykatësi amerikan urdhëron administratën Trump t'i bindet ndalimit të ngrirjes së shpenzimeve
![Mercenari serb vritet në luftimet në Kursk, ish-pjesëtari i ushtrisë serbe e pëson me jetë nga sulmi me dron](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/1-96-780x439.jpg)
Mercenari serb vritet në luftimet në Kursk, ish-pjesëtari i ushtrisë serbe e pëson me jetë nga sulmi me dron
![Vuçiq thotë se Lista Serbe arriti “fitore të rëndësishme për Serbinë” në zgjedhjet në Kosovë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/1-89-780x439.jpg)
Vuçiq thotë se Lista Serbe arriti “fitore të rëndësishme për Serbinë” në zgjedhjet në Kosovë
![Cilat vende mund të preken nga tarifat amerikane të aluminit?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/1-86-780x439.jpg)
Cilat vende mund të preken nga tarifat amerikane të aluminit?
![104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/09/image2-380x233.jpeg)
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
![Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Screenshot-2024-02-20-142648-380x233.png)
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/07/foto-kryesore-per-tlgre-380x233.jpg)
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
![Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/rsz_220250130_telegrafi_deals-380x233.png)
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
![Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/1-272-380x233.jpg)
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
![Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/12/20241218-Telegrafi-Deals-380x233.png)
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
![25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2020/11/1_optimized-380x233.png)
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
![Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/10/20241123_Adidas_Jakne_Deals-01_optimized-380x233.png)
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
![Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/zgjedhjet-2025-780x439.jpg)
Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë
![Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/eugen-dnv-780x439.jpg)
Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës
![Politikani serb, Çedomir Jovanoviq pretendon se është rrahur – nuk ndalë lotët derisa tregon dorën në allçi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/1-92-780x439.jpg)
Politikani serb, Çedomir Jovanoviq pretendon se është rrahur – nuk ndalë lotët derisa tregon dorën në allçi
![Mushkolaj: Vështirë që opozita e bën qeverinë, posti i kryeministrit është problemi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/imer-mushkolaj-780x439.jpg)
Mushkolaj: Vështirë që opozita e bën qeverinë, posti i kryeministrit është problemi
![Hoxha: Sipas gjasave LVV-ja do të ketë prej 46-49 deputetë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/ylli-hoxha-780x439.jpg)
Hoxha: Sipas gjasave LVV-ja do të ketë prej 46-49 deputetë
![Kush e formon Qeverinë? Kalkulimet pas numërimit të votave nga diaspora dhe atyre me kusht](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/fushata-subjektet-1-780x439.jpg)
Kush e formon Qeverinë? Kalkulimet pas numërimit të votave nga diaspora dhe atyre me kusht