LAJMI I FUNDIT:

Ndahet nga jeta profesori i Fakultetit Juridik, Agur Sokoli

Ndahet nga jeta profesori i Fakultetit Juridik, Agur Sokoli

Të enjten u nda nga jeta profesori i Universitetit të Prishtinës (UP) konkretisht i fakultetit Juridik, Augur Sokoli.

Prof.Dr. Augur Sokoli ishte profesor i të Drejtës dhe Procedurës Administrative si dhe ka qenë pjesë e personelit të rregullt akademik të fakultetit nga viti 1976 deri në pension, dhe është angazhuar deri në nëntor të vitit 2020.

“Më 29 Prill 2021 u nda nga jeta profesori i fakultetit Juridik të UP-së, prof.dr.Agur Sokoli. Profesori i të Drejtës dhe Procedurës Administrative, ka qenë pjesë e personelit të rregullt akademik të fakultetit nga viti 1976 deri në pension, dhe është angazhuar deri në nëntor të vitit 2020. Gjatë karrierës mbi 40 vjeçare, Profesori Agur ka qenë shembull i pedagogut të përkushtuar, njeriut të urtë dhe të ndershëm. I përjetshëm qoftë kujtimi për Profesor Agur Sokoli dhe veprën e Tij! U prehtë në paqe! Zyra e Dekanit dhe i gjithë personeli i Fakultetit Juridik i shpreh ngushëllimet me të sinqerta familjes së Profesorit Agur, miqve dhe kolegëve të Universitetit të Prishtinës”, thuhet në njoftimin e bërë nga faqja e rrjetit social në Facebook të fakultetit Juridik. /Telegrafi/


Në trend Lajme

Më shumë
Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

Lajme
Ramadani: Shpresim Uka ka dhënë deklarata të pavërteta, kam incizuar një bisedë katërorëshe me të në Merdar

Ramadani: Shpresim Uka ka dhënë deklarata të pavërteta, kam incizuar një bisedë katërorëshe me të në Merdar

Lajme
Analistët komentojnë

Analistët komentojnë "ofertën" e Limajt për Kurtin: Vetfaktorizim apo hapje e lojës politike?

Politikë
Publikohet video e rrallë e komandantit legjendar, Adem Jashari

Publikohet video e rrallë e komandantit legjendar, Adem Jashari

Lajme
Ekspertët e sigurisë: Ka foto e prova ndaj dy të akuzuarve për spiunazh, që janë të mjaftueshme për gjykatën

Ekspertët e sigurisë: Ka foto e prova ndaj dy të akuzuarve për spiunazh, që janë të mjaftueshme për gjykatën

Siguri
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Sociale
Kalo në kategori