Xhudistet Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova kanë pranuar shpërblimet shtetërore pas sukseseve të mëdha të tyre ku u stolisën me medalje të arta në Lojërat Olimpike “Tokio 2020”.

Ceremonia e ndarjes së shpërblimeve u organizua në Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit.


Ministri Hajrullah Çeku tha se ministria që ai drejton e ka për obligim ligjor që të ofrojë mbështetje për sportistët e suksesshëm dhe përveç Qendrës Nacionale në Pejë do të ketë edhe projekte të tjera, ku edhe në të ardhmen mund të zhvillohen edhe garat ndërkombëtare.

243532264 4522568831194191 1544941849824685190 n

243508102 535507510882446 4805279119447290050 n

243447785 1046766966092045 5286457700807392737 n

Nga ana tjetër, trajneri Driton Kuka u shpreh se Qendra Nacionale ishte nevoja më emergjente që e kishte xhudo si sport dhe së është shumë i kënaqur që kjo qendër është ndërtuar në afate rekorde dhe se tashmë dje është zhvilluar stërvitja e parë.

Të kënaqura me këto çmime janë shprehur edhe xhudistet Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova të cilat e falënderuan ministrin Çeku për përkrahjen e ofruar deri më tani.

Në ceremoninë e ndarjes së shpërblimeve nuk është zbuluar shifra e këtyre shpërblimeve të ndara për xhudistet dhe trajnerin Driton Kuka.

243315072 2259716210837380 4321747341677962063 n

243331686 894294094839155 4538044118333483415 n

telegrafi sport app