LAJMI I FUNDIT:

Ndahen Eros Ramazzotti dhe Marica Pellegrinelli

Ndahen Eros Ramazzotti dhe Marica Pellegrinelli
Eros Ramazzotti dhe Marica Pellegrinelli (Foto: Pierre Suu/Getty Images/Guliver)

Eros Ramazzotti dhe Marica Pellegrinelli i kanë dhënë fund lidhjes së tyre dhjetëvjeçare. Konfirmimin e ka bërë vet çifti përmes një kumtesë te përbashkët.

“Kanë qenë 10 vite të mrekullueshme, së bashku kemi ndërtuar një familje të bukur dhe ishim shumë të lumtur në një mënyrë të paharrueshme.”

“Ne jemi të qetë në zgjedhjen tonë të përbashkët dhe do të vazhdojmë të takohemi me njëri-tjetrin shpesh”, ka deklaruar çifti për Ansa.


Marica Pellegrinelli (Foto: Gareth Cattermole/Getty Images/Guliver)

Në kumtesën e tyre, ata kanë kërkuar që të respektohet privatësia e tyre në vazhdim, transmeton KP.

“Respekti dhe nderimi i ndërsjellë mbetet i pandryshuar. Ne ju lutemi, veçanërisht për qetësinë e fëmijëve tanë, të respektoni privatësinë tonë”, ka shtuar çifti.

Këngëtari 55 vjeçar dhe modelja 31 vjeçare kanë qenë në lidhje që nga viti 2009. Ata u martuan në Milano më 6 qershor të viti 2014. Ndërsa kanë dy fëmijë bashkë, Raffaela Maria (tetëvjeçare) dhe Gabrio Tullio (katërvjeçar).