LAJMI I FUNDIT:

NATO: Retorika bërthamore ruse është e rrezikshme dhe e papërgjegjshme

NATO: Retorika bërthamore ruse është e rrezikshme dhe e papërgjegjshme

NATO kritikoi Rusinë për retorikën e saj të “rrezikshme dhe të papërgjegjshme bërthamore”, një ditë pasi që presidenti rus Vladimir Putin tha që Rusia do të “stacionojë” armë bërthamore taktike në Bjellorusi, raporton Reuters.

Zëdhënësi i NATO-s tha se “NATO-ja me kujdes po përcjell situatën, dhe se është e brengosur për retorikën e rrezikshme dhe të papërgjegjshme bërthamore të Rusisë”, transmeton Telegrafi.

“Nuk kemi parë ndonjë ndryshim në qëndrimin bërthamor të Rusisë, që do të na bënte të rregullonim tonën”, shtoi zëdhënësi i Aleancës Veri-Atlantike.


Analisti ushtarak: Rusia në pritje dhe në frikë nga ofensiva ukrainase e pranverës
Lexo po ashtu Analisti ushtarak: Rusia në pritje dhe në frikë nga ofensiva ukrainase e pranverës

Sipas tij, “përmendja e Rusisë për ndarjen bërthamore të NATO-s është krejtësisht e gabuar. Aleatët e NATO-s veprojnë në respekt të plotë të detyrimeve të tyre ndërkombëtare”.

“Rusia në mënyrë të përsëritur shkel detyrimet e saj për kontrollin e armëve, dhe kohët e fundit pezulloi pjesëmarrjen e saj në Traktatin e New START”, tha për fund zëdhënësi i NATO-s. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Shkencëtari i njohur turk paralajmëron: Mund të goditemi nga një tërmet i fuqishëm prej 7 ballësh të Rihterit

Shkencëtari i njohur turk paralajmëron: Mund të goditemi nga një tërmet i fuqishëm prej 7 ballësh të Rihterit

Turqia
Ukraina refuzon marrëveshjen e SHBA-së për mineralet e rralla: Nuk i mbron interesat tona

Ukraina refuzon marrëveshjen e SHBA-së për mineralet e rralla: Nuk i mbron interesat tona

Botë
Departamenti amerikan i Shtetit heq nga ueb-faqja deklaratën se nuk e mbështet pavarësinë e Tajvanit

Departamenti amerikan i Shtetit heq nga ueb-faqja deklaratën se nuk e mbështet pavarësinë e Tajvanit

Amerika
Ushtria amerikane mund të vendoset në Ukrainë - por vetëm për t'i mbrojtur investimet e SHBA-së

Ushtria amerikane mund të vendoset në Ukrainë - por vetëm për t'i mbrojtur investimet e SHBA-së

Evropa
Paralajmëron Netanyahu: Me ndihmën e Trumpit, do ta përfundojmë punën me Iranin

Paralajmëron Netanyahu: Me ndihmën e Trumpit, do ta përfundojmë punën me Iranin

Azia
Zelensky: Nuk do të pranoj kurrë asnjë vendim midis SHBA-së dhe Rusisë për Ukrainën

Zelensky: Nuk do të pranoj kurrë asnjë vendim midis SHBA-së dhe Rusisë për Ukrainën

Botë
Kalo në kategori