Ditë më parë treguam se si Dua Lipa tregon para aktores hollivudiane Natalie Portman se prindërit i ka nga Kosova.

Ajo ishte videoja promovuese e emisionit të famshëm amerikan “Saturday Night Live”, ku te dy protagonistet ishin mysafire të shout televiziv.


Madje, Natalie ka prezantuar këngëtaren tonë në shou, i cili ndiqet prej miliona teleshikuesve anembanë globit.

dua

Lipa ka performuar dy këngë për publikun e pranishëm në emision, ku Dua ishte mysafire për herë të parë në NBC.

Këngëtarja shqiptare fillimisht performoi hitin, i cili po konsiderohet si himn i femrave, “New Rules” dhe më pas rendi ishte i “Homesick”.

Theksojmë se Dua është e ftuar edhe në emisionin më të shikuar amerikan të Ellen DeGeneresit, ku do të jetë e pranishme më 13 Shkurt.

Ndryshe, Lipa është duke punuar në projekte të reja muzikore, të cilat do t’i sjell gjatë muajve në vijim. /Telegrafi/