Alexis Sanchez ishte protagonisti kryesor në ndeshjen ndërmjet Sampdorias dhe Interit, të vlefshme për javën e gjashtë në Serie A.

Nerazzurrët regjistruan edhe fitoren e gjashtë në këtë fillim fantastik të sezonit 2019/2020 dhe qëndrojnë në krye të tabelës me dy pikë më shumë se Juventusi.


Sulmuesi i huazuar nga Manchester Unitedi e pati fillimin e parë si lojtar i Interit, ndërsa pari një mbrëmje të bujshme.

Ai fillimisht u përfshi në golin e parë të realizuar nga Stefano Sensi, pasi e devijoi topin që përfundoi në rrjetë. Pastaj, kiliani e dyfishoi epërsinë duke u asistuar pikërisht nga Sensi.

Në minutën e 43-të, ai u ndëshkua me kartonin e parë të verdhë, ndërsa me të filluar pjesa e dytë (46') e mori edhe kartonin e dytë dhe u përjashtua nga ndeshja.

Sidoqoftë, zikaltrit ia dolën ta fitonin ndeshjen dhe në javën e ardhshme pritet një derbi i zjarrtë me Juventusin në Giuseppe Meazza. /Telegrafi/

https://twitter.com/FuckYouSerieA/status/1177982003993600001

telegrafi sport app