LAJMI I FUNDIT:

NASA zbulon shenja të jetës antike – në oborrin e vet

NASA zbulon shenja të jetës antike – në oborrin e vet

NASA ka gjetur shenja të jetës antike të dinosaurëve që mendohet të kenë jetuar 110 milion vjet më parë. Kësaj rradhe, zbulimi nuk është bërë në Mars. Shenjat janë gjetur në Tokë, në kopshtin e NASA-së.

Gjahtari i dinosaurëve, Ray Stanford ka njoftuar lokacionin e gjurmës së dinosaurit të zbuluar javën e kaluar. Ai e ka gjetur saktësisht në territorin e Qendrës së Fluturimit Goddard Space të NASA-së. Sipas Stanford, gjurma i takon Nodosaurit, lloj i mbuluar me gjemba dhe me katër këmbë.
“Shkenctarët e hapësirës janë dukë ecur në vendin e saktë ku para 110 deri në 112 milion vjet më parë kanë ecur këta dinosaur të mëdhenj e të rëndë.” ka thënë Stanford.
Zbulimi i shkenctarit është konfirmuar nga David Weishampel, autor i librit “Dinosaurët e bregut të lindjes”. /Telegrafi/