Claudia Ochoa Félix, dilerja glamuroze e narko-kartelit famëkeq të meksikës Sinaloa, e njohur si "Mbretëresha Antrax", është gjetur e vdekur.

Për Claudian dyshohej se ishte në krye të njësisë së vrasësve të këtij karteli, që me një fjalë kryen punët më të ndyra të kësaj organizate kriminale, transmeton Telegrafi.


2 62

Kur është arrestuar shefi i kartelit Jose Rodrigo Arechiga Gamboa i njohur si Chino Antrax, filluan të qarkullojnë thashetheme se Claudia është një nga lideret e reja.

3 52

Megjithatë ajo këto thashetheme i ka hedhur poshtë, por në Instagram vazhdimisht publikonte fotografi me armë të ndryshme duke bërë një jetë luksoze.

4 43

Ajo është gjetur e vdekur si pasojë e mbidozës në qytetin meksikan Kualijakan. Megjithatë shumë anëtarë të "armatës" së saj dyshojnë se ajo është vrarë dhe se rrethanat e vdekjes janë misterioze.

5

"Mbretëresha Antrax" ishte bërë e famshme kur edhe hapi llogari në Instagram, dhe lavdërohej me fotografitë që i postonte për të treguar jetën luksoze që e bënte.

6

Ajo numëronte 295 mijë ndjekës që vazhdimisht pëlqenin fotografitë dhe stilin e jetës që ajo e bënte. /Telegrafi/

7

10 13