LAJMI I FUNDIT:

Napoli është gati të apelojë vendimin pas humbjes në tavolinë nga Juventusi

Napoli është gati të apelojë vendimin pas humbjes në tavolinë nga Juventusi

Napoli është gati të paraqesë një apel zyrtar kundër vendimit të FIGC-së për t’i dhënë Juventusit një fitore 3-0 dhe zbritje prej një pike. Gjyqi i apelit mund të zhvillohet në fund të muajit.

FICG vendosi ditëve të fundit t’i japë Juventusit një fitore me rezultat zyrtar ndaj Napolit, pasi këta të fundit nuk udhëtuan drejt Torinos për të zhvilluar ndeshjen shkaku i disa rasteve me COVID-19 në skuadër.

Megjithatë, ky vendim nuk i ka pëlqyer aspak Napolit, të cilët janë gati të apelojnë vendimin dhe ta qojnë në Gjykatë të Apelit këtë vendim.


Zyrtare: Juventusi fiton ndeshjen ndaj Napolit me rezultat zyrtar 3-0, napolitanët penalizohen edhe me një pikë
Lexo po ashtu Zyrtare: Juventusi fiton ndeshjen ndaj Napolit me rezultat zyrtar 3-0, napolitanët penalizohen edhe me një pikë

Sipas La Gazzetta dello Sport, ‘deklarata e ankesës’ zyrtare do të mblidhet sot dhe do të çojë në gjykim në Gjykatën e Apelit Sportiv me gjyqtarin që në ditët në vijim do t’i dërgojë Napolit dokumentet që shpjegojnë vendimin e tij të shkallës së parë.

Në atë pikë, avokatët e klubit të drejtuar nga Mattia Grassani, do të kenë pesë ditë për të studiuar dokumentet, duke përfshirë ato të prokurorit federal.

Nga ai moment, gjykimi i apelit mund të caktohet dhe mund të zhvillohet midis fundit të tetorit dhe fillimit të nëntorit. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Notat e lojtarëve: Atletico Madrid 1-0 Real Madrid, dështon Vinicius

Notat e lojtarëve: Atletico Madrid 1-0 Real Madrid, dështon Vinicius

Liga e Kampionëve
Mbeti i shtangur nga penalltia e Salah, Donnarumma duket se e kishte planifikuar këtë

Mbeti i shtangur nga penalltia e Salah, Donnarumma duket se e kishte planifikuar këtë

Liga e Kampionëve
Tifozët e Liverpoolit shpallin fajtorin për eliminimin nga PSG - kërkojnë shitjen e lojtarit

Tifozët e Liverpoolit shpallin fajtorin për eliminimin nga PSG - kërkojnë shitjen e lojtarit

Liga e Kampionëve
Real Madridi eliminon Atleticon përmes penalltive, në çerekfinale takohet me Arsenalin

Real Madridi eliminon Atleticon përmes penalltive, në çerekfinale takohet me Arsenalin

Liga e Kampionëve
Shpërthen debati në rrjetet sociale: A u dëmtua Real Madridi nga gjyqtari Marciniak?

Shpërthen debati në rrjetet sociale: A u dëmtua Real Madridi nga gjyqtari Marciniak?

Liga e Kampionëve
'Heroi i vërtetë' i PSG-së përballë Liverpoolit qëndronte pas Alisson Becker

'Heroi i vërtetë' i PSG-së përballë Liverpoolit qëndronte pas Alisson Becker

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori