Naomi Campbell ishte mishërimi i elegancës gjatë festës së Edward Enninful për kompaninë e tij të re mediatike EE72 në Milano.

Supermodelja 55-vjeçare shkëlqeu me një kostum të zi, bluzë mëndafshi dhe xhaketë, të kombinuara me syze dielli dhe këpucë me majë të zeza.


Përkrah saj, Poppy Delevingne, 39 vjeçe, shfaqi një stil të guximshëm pas lindjes së vajzës së saj të parë, Kaia Moon, duke veshur një fustan lëkure midi dhe një pallto të gjatë lëkure, duke kompletuar pamjen me një çantë elegante, shkruan DailyMail.


Ngjarja shënon lançimin e revistës EE72 nga Enninful, e cila debutoi me Julia Roberts në kopertinë.

Në të njëjtën kohë, Naomi shfaqi një projekt unik për koleksionin pranverë 2026 të stilistit Tolu Coker, ku protagoniste ishte gruaja me ngjyrë dhe amësia.

Në një film të shkurtër kinematografik, Naomi ndau momente intime të jetës së saj si nënë, duke folur për dy fëmijët e saj të lindur përmes një nëne zëvendësuese, dhe për rëndësinë e amësisë në jetën e saj.

Ajo përshkroi eksperiencën e saj me humor dhe ndershmëri: “Unë jam thjesht një nënë... me fëmijët e mi jam argëtuese, por matem në disiplinë”.

Pamjet e saj nga seti fotografik treguan stil dhe klas, me fustane të bardhë dhe të verdhë, xhaketa strukturore dhe aksesorë të zgjedhur me kujdes, duke reflektuar trashëgiminë dhe nostalgjinë që Naomi i kushton modës dhe jetës së saj personale. /Telegrafi/