Radja Nainggolan ka kompletuar tashmë testet mjekësore te Interi dhe pritet vetëm nënshkrimi me Nerazzurrët.

Mesfushori belg pritet të bëhet transferimi më i ri i Interit në këtë afat kalimtar.


Nainggolan tashmë ka përfunduar me sukses dy pjesët e testeve mjekësore me Interin në klinikën CONI.

Pas përfundimit me sukses të testeve mjekësore mesfushori i Romës është i lirë të formalizojë transferimin.

RadjaNainggolann e1528697573920 Nainggolan është njëri nga lojtarët më të mirë në Serie A viteve të fundit (Getty Images)

30-vjeçari gjatë mbrëmjes ose nesër (e martë) pritet edhe ta nënshkruaj kontratën e vlefshme për katër vite me zikaltrit.

Sipas mediumit Tuttomercatoweb, Interit ky transferim i ka kushtuar 24 milionë euro dhe shërbimet e Davide Santon dhe të riut Nicolo Zaniolo.

Përveç belgut, Interi tashmë ka arritur marrëveshje transferimi edhe me Stefan de Vrij, Këadëo Asamoah dhe Lautaro Martinez. /Telegrafi/  

https://twitter.com/_FedeNerazzurra/status/1011230109569695744

telegrafi sport app