Tensionet në mosmarrëveshjen shumëvitëshe midis Kajros dhe Etiopisë për ndërtimin e një hidrocentrali të madh në Etiopi kanë arritur në nivelin e ngritjes së armëve, ku Etiopia ka paralajmëruar se këtë muaj do të fillojë të mbushë liqenin e madh artificial në Nilin e Kaltër, që nxit frikë tek egjiptianët që mund të mbetet pa burimin kryesor të ujit.
Egjipti, Etiopia dhe Sudani janë në përpjekjen e fundit për të zgjidhur mosmarrëveshjen për projektin “Digat e Rilindjes së Madhe Etiopiane”, shkruan Financial Times, por gjithashtu tregon se pas gati 10 viteve bisedimesh të dështuara, tensionet mes tre vendeve po rriten derisa mosbesimi vazhdon të mbizotërojë mes tyre, transmeton Telegrafi.
Kryeqyteti i Etiopisë, Addis Abeba, ka bërë të ditur se pavarësisht faktit nëse do të arrihet marrëveshja që do të duhej të rregullonte punën e hidrocentralit më të madh në Afrikë, këtë muaj do të fillojë ta mbush me ujë rezervuarin gjigant për projektin që kap vlerën e 4.8 miliardë dollarëve, raporton Radio Evropa e Lirë.
Etiopia e sheh projektin si çelës për planet e saj të zhvillimit për të siguruar energji elektrike për dhjetëra miliona banorë të saj, derisa Egjipti, që plotësisht varet nga uji i Nilit, qeveria e saj është thellësisht e shqetësuar për mungesën e ujit në të ardhmen nëse Etiopia ka kontroll të pakufizuar mbi rrjedhën e ujit.
Egjipti frikësohet se pa një mekanizëm detyrues për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve, të cilin Etiopia e hedh poshtë, do të lihej në mëshirën e Addis Ababas në rast të mungesës së ujit që do të dëmtonte ekonominë e vendit dhe do të privonte miliona fermerë nga jetesa, pasi rreth 86 për qind e ujit të Nilit që arrin në Egjipt, kalon përmes Nilit të Kaltër nga Etiopia.
Egjipti po përpiqet të rrisë presionin ndërkombëtar ndaj Etiopisë për një marrëveshje mbi përdorimin e ujit nga Nili, shkruan Wall Street Journal, duke theksuar se mosmarrëveshja shumëvitëshe midis dy vendeve afrikane ka quar në kërcënime për luftë dhe shqetësime rreth konflikteve të ardhshme, mbi burimet e ujit nën presionin e ndryshimeve klimatike.
Kajro iu drejtua Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, Lidhjes Arabe si dhe vendeve tjera afrikane, Lindjes së Mesme dhe Evropës, duke u kërkuar atyre që të ndërhyjnë. Presioni diplomatik i rritur, megjithatë ka kufizimet e saj, vlerësojnë analistët, ndërsa veprimi ushtarak i Egjiptit është jo real dhe pak i besueshëm.
Zyrtarët thonë se disa raunde bisedimesh midis tre vendeve gjatë viteve të fundit kanë quar në një marrëveshje prej rreth 90 për qind, përfshirë një afat shtatëvjeçar për ta mbushur liqenin artificial, por mosmarrëveshjet mbesin për masat e zgjidhjes së mosmarrëveshjes dhe nëse marrëveshja do të jetë juridikisht detyruese.
Në shkurt, Etiopia hodhi poshtë një projekt-marrëveshje të pranuar nga Egjipti, duke argumentuar se do të duhej të lëshonte shumë ujë në rast të thatësirave. Sipas ekspertëve duke u thirrur në marrëveshjen e mëparshme që i jep Egjiptit dhe Sudanit shumicën e të drejtave mbi ujërat e Nilit, Etiopia refuzon atë marrëveshje si trashëgimi të kolonializmit britanik.
Ndryshimet klimatike gjithashtu rritin presionin mbi çështjen e ujit të Nilit, shkruan Wall Street Journal, duke përmendur se një studim shkencor i vitit 2019, zbuloi se 35 për qind e njerëzve në pellgun e Nilit mund të përballen me mungesë të ujit deri në vitin 2040, për shkak të rritjes së temperaturave dhe faktorëve tjerë.
Në konfliktin për Nilin, Egjipti po kërcënon me luftë, derisa ka gjithnjë e më pak kohë për një kompromis midis Kajros dhe Addis Ababas, shkruan Times, duke shtuar se mosmarrëveshja që kërcënon të dërgojë aeroplanët egjiptianë në Etiopi mund të zgjidhet lehtë mbushja e liqenit artificial po të bëhej fjalë vetëm për ujë, por mbushja e liqenit artificial ka domethënie më të thellë se vetë çështja e Nilit.
Projekti i hidrocentralit, nga njëra anë, është mishërim i një përpjekjeje kombëtare, si një tregues i zhvillimit të vendit nga një simbol i urisë dhe luftës deri te rritja e një fuqie ekonomike afrikane. Për më tepër, pothuajse çdo qytetar në 110 milionë etiopianë është aksionar në hidrocentralin e propozuar nga Perandori Haile Salasi në vitet e 60-ta.
Nga ana tjetër, pretendimi mijëvjeçar i Egjiptit për dominim në Afrikën e Veriut, ka themelet në kohën kur faraonët kontrollonin lumin që u identifikua me rëndësi historike për vendin, shkruan Times, duke theksuar se mbi 90 për qind në 100 milionë egjiptianë jetojnë përgjatë Nilit ose në deltën e saj.
Gjatë vizitës së fundit në një bazë ajrore, presidenti egjiptian Abdel Fattah al-Sisi, u tha pilotëve që të jenë të gatshëm për çdo mision brenda dhe jashtë vendit, ndërsa sipas Times, ai është në kulmin e dërgimit të mesazheve luftarake në mediat e dy vendeve. Kryeministri i Etiopisë, Abi Ahmed, i cili fitoi çmimin Nobel për Paqe gjatë vitit të kaluar, paralajmëroi se asnjë forcë nuk mund ta ndalojë Etiopinë të ndërtojë një digë, duke theksuar se në rast të shpërthimit të një lufte, miliona etiopianë do të jenë të gatshëm.
Koncesionet janë të nevojshme nga të dyja palët për të shmangur një konflikt, e negociatat midis Egjiptit, Etiopisë dhe Sudanit rifilluan me video-konferencë gjatë të premtes, por Addis Ababa vazhdon të refuzojë thirrjet për mos mbyllje të digës para arritjes së një marrëveshje.
Megjithatë, nëse vie deri te një luftë, do të ishte një luftë e pabarabartë, pasi ushtria egjiptiane gjatë vitit të kaluar ka shpenzuar 11.2 miliardë dollarë, kurse Etiopia vetëm 350 milionë dollarë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Trump dëshiron ta mbyllë Departamentin e Arsimit – çfarë do të thotë kjo për edukimin shkollor
NATO përfundoi stërvitjen e parë ushtarake në shkallë të gjerë në Letoni
Ministrja suedeze “tmerrohet” nga bananet – kudo që ajo shkon, ato duhet të hiqen nëse janë aty
Trump dëshiron ta mbyllë Departamentin e Arsimit - çfarë do të thotë kjo për edukimin shkollor
Ura në Krime shembet 'spontanisht' - zbulohet gjithçka që dihet deri më tani
Ministrja suedeze “tmerrohet” nga bananet - kudo që ajo shkon, ato duhet të hiqen nëse janë aty
Haley ka refuzuar të jetë pjesë e administratës Trump
Top senatorët republikanë 'kundër' Trumpit, Prokurori i Përgjithshëm mund të mos votohet në Kongres
Gjenerali i ushtrisë serbe nga Haga: Jam fajtor për gjenocidin, kam kryer krime të pafalshme
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Platforma ku mund ta shikoni duelin e vitit Jake Paul - Mike Tyson
Cristiano Ronaldo po largohet nga Al Nassr shkaku i garës së FIFA-s
Publikohet lista e plotë me rregullat kontroverse për luftën Mike Tyson - Jake Paul
Trump dëshiron ta mbyllë Departamentin e Arsimit - çfarë do të thotë kjo për edukimin shkollor
Ledri Vula e pranon se ka fjetur me një fanse
John Thune zgjidhet kryetar i Senatit Amerikan - kandidati që donin shqiptaro-amerikanët