Deputeti i Parlamentit të Shqipërisë nga radhët e Partisë Demokratike, Tomor Alizoti ka folur për gjeopolitikën, interesat e shqiptarëve në Ballkan, nevojën për një politikë të jashtme më serioze e të fortë, fuqizimin ekonomik e ushtarak.
Alizoti në një intervistë ekskluzive për emisionin “Përballje” me kryeredaktorin Muhamet Hajrullahu ka folur edhe për qasjen e kryeministrit Edi Rama ndaj Kosovës, vizitën e tij e propozimin për Asociacionin e komunave me shumicë serbe.
Deputeti i PD-së tha se marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Kosovës janë shumë të rëndësishme dhe thelbi i gjithçkaje.
Siç tha ai, çdo gjë në politikën e Shqipërisë është personalizuar tek Edi Rama.
“Për efekt lajmi të gjitha mediat u përqendruan për takimin mes Ramës dhe Kurtit. Problemi i marrëdhënieve ndërkombëtare të shqiptarëve, pastaj marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Kosovës janë thelbi. Në moment që këto marrëdhënie duke mos qenë institucionale, sepse marrëdhëniet e një kombi përbëhen nga ekspert, nga këshilltarë, nga grupe që e njohin shumë mirë politikën dhe pastaj përfaqësohen nga lideri i atij vendi.
Në rastin e Shqipërisë, të gjitha këto institucione përfshihen dhe shfaqen vetëm tek Edi Rama dhe është personalizuar gjithçka, ‘apo e takon Rama-Kurtin, apo e pret Kurti-Ramën?’, mendoj që jemi në një gjë sipërfaqësore dhe jo thelbësore”, ka thënë Alizoti.
“Nuk i dorëzohet një kancelari një punim shkencor mbi marrëdhëniet gjeopolitike në Ballkan. Ky është diletantizëm politik që e bën vetëm Rama me çorapet e kuqe. Ju në Kosovë e shihni si kryeministër, ne në Shqipëri e shohim si karagjoz. Njeriu krijon vëmendje edhe kur të bën për të qeshur. Rama i bën njerëzit për të qeshur kur nuk ka argument. Nuk ka njeri që bën drafte dhe i çon ato në Francë e Gjermani për Ballkan”, potencoi Alizoti.
Po ashtu deputeti i PD-së tha se: “Kryeministri i Shqipërisë bën këtë gjë: lidhet me institucionet e Kosovës, lobon për Kosovën, sepse e ka interes biologjik, pra nuk është e sigurt Shqipëria nëse nuk është stabile Kosova. Ndonjëherë Kosova mund të marr vendime të shpejta pa koordinimin e ndërkombëtarëve, unë do isha që ata të ishin më të kujdesshëm sepse politika dhe gjeopolitika nuk është çështje morale e drejtësie, por është çështje kombi”.
Por, çfarë mendon Alizoti për politikanët shqiptarë?
“Nëse ne si shqiptarë jemi më të dobët në Ballkan, do na përdorin siç po na përdorin. Nëse ne do jemi jo më të fortët, por me seriozët atëherë ndërkombëtarët do të krijojnë një stabilitet në Ballkan mbi interesat e shqiptarëve. Kjo është normale në gjeopolitike, për të ruajtur interesat goditët më i dobëti, dhe më i dobëti do të lëshojë pe. Thonë që Serbia ka humbur në luftëra, jo Serbia është rritur në territore. Serbia ka bërë gjenocid në gjithë Ballkanin. Serbia është një shtet shumë i rrezikshëm.
Shqiptarët e Kosovës e kanë pasur dhe do ta kenë aty. Shqiptarët duhet të unifikojnë dy elemente: pa u fuqizuar në politikë të jashtme dhe pa u fuqizuar ekonomikisht dhe ushtarakisht, shqiptarët do e pësojnë nga Serbia. Institucionet dhe elita politike e shqiptarëve është e tmerrshme. Nuk e ka qëllim të shpëtojë popullin por të pasurohet. Është një elitë piratësh. Fatkeqësia e kombit shqiptarë, është se kombi shqiptarë është pronë e disa familjeve”, tha ndër të tjera Alizoti.
Deputeti Alizoti: Na zuri belaja me Ramën në Shqipëri, e kjo ju erdhi dhe juve në Kosovë
Deputeti i Partisë Demokratike, Tomor Alizoti, ka kritikuar ashpër kryeministrin Rama të cilin e ka cilësuar edhe si “bela”, ndërsa ka thënë se shpreson që Shqipëria të shpëtojë nga ai.
“Unë mendoj se jemi në rrugëtimin tonë natyral për të qëndruar si një komb. Kjo rrugë e jona duhet me zgjuarsi të kombinohet me interesat ndërkombëtare gjeopolitike. Këtu duhet të jemi pak të shkathët. Është çështje kohe. Shpresoj të shpëtojmë edhe ne në Shqipëri nga Rama se na gjeti belaja e belaja jonë ju ka ardhë dhe po ju ha edhe juve atje. Na ka ikur një njeri nga cirku na çmendi ne, po ju çmend juve dhe po e çmend edhe botën”, është shprehur Alizoti.
Duke komentuar veprimet e fundit të Ramës në raport me zhvillimet në Kosovë, ai ka thënë se kryeministri shqiptar po sillet si suedez.
“Rama po sillet si suedez e jo si shqiptar. Edhe sikur Kurti të jetë gabim në hapat që ndërmerr, Rama duhet t’i mbulojë me gjithë administratën që ka, me gjithë shtetin që ka duhet të ia mbulojë gropat dhe gafat Kurtit”, është shprehur deputeti i PD-së.
“Problemi që ka Rama është se ai ka prishur marrëdhëniet institucionale në 100 vjet shtet, mes Kosovës dhe Shqipërisë. Rama ka bërë dy gafa të mëdha, (këto kanë qenë dy teza serbe prej kohësh, historikisht). E para, kemi marrëdhënie direkte me Shqipërinë duke zhbërë Kosovën (pra, nuk ekziston Kosova, pasi është pjesë e Serbisë dhe për çështje shqiptare flasim me shqiptarët jo me kosovarët) dhe e dyta Rama ka lënë të nënkuptojë që destruktivi në këtë situatë nuk është Vuçiqi, por Kurti. Pra, kush e lexon ftohtë, këtë mesash ka dhënë Rama”.
Alizoti tutje ka thënë se shqiptarët në Kosovë duhet të jenë të unifikuar me qëndrime dhe se nuk duhet të përdorin politikën e jashtme për konsum ditor të brendshëm. Sipas tij, kjo po ndodh në Kosovë, por edhe në Shqipëri.
“Në përkufizimin e politikës së jashtme quhet një kapital kombëtar. Kështu e quajnë amerikanët e gjermanët. Nëse për vendet e mëdha ka kosto, për shqiptarët është ekzistenciale. Shqiptarët ekzistojnë përmes gjeopolitikës e jo nëpërmjet luftës së tyre. Por, në diplomaci ka një rregull – gjithmonë lihet një derë hapur. Mua më pëlqen qëndrimi i Kurtit, por duhet të ketë dy hapa para e ndonjëherë edhe një hap mbrapa, për t’u kuptuar interesat politike”.
Sipas tij, Evropa po e përkëdhelë Serbinë në kurrizin e Kosovës, për ta shkëputur atë nga Rusia, “por kjo nuk do të ndodh”.
“Serbia është i vetmi vend në Ballkan që ka vullnetarë të cilët ikin në luftë me Rusinë në Ukrainë. Ka njerëz që kanë mbaruar shkenca politike që besojnë në pansllavizëm. Serbia është shtet i rrezikshëm. Është i vetmi vend në historinë e Evropës Lindore në Ballkan që hyn në luftë me NATO-n. Është shtet me probleme të thella psikike nacionaliste. Shqiptarët duhet të fuqizojnë që nëse Serbia mendon një agresivitet ndaj Kosovës, duhet të mendojë se ndërhyrja në Kosovë do të jetë aq e dhimbshme sa mos ta ndërmarr atë veprim. Kështu ka shpëtuar Kroacia nga Serbia”, ka deklaruar deputeti shqiptar. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Ende nuk janë numëruar mbi 96 mijë vota

Temperaturat shënojnë rritje – ja si do të jetë moti gjatë javës së ardhshme

LSDM: Mickoski të përgjigjet nëse Inspektorati Shtetëror Administrativ ka konstatuar keqpërdorim detyre nga Izet Mexhiti dhe kabineti i tij

FSK në vendin e 141-të, publikohet indeksi i fuqive ushtarake në botë

Kamberi akuzon Gjurgjeviqin e afërt me AfD-në për falsifikim të fakteve për Kosovën

Mbyllja e katër Qendrave serbe për punë sociale në veri, reagon Ambasada amerikane në Prishtinë

Rregullat e reja të qirasë së plazheve godasin rëndë Ulqinin

Turistë nga Shqipëria e Spanja në Prizren, qyteti me histori dhe bukuri natyrore

Asnjë minoritet në Drenas por marrin 201 vota

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë