Një video e publikuar së fundmi ku shihet lideri i tifozëve rumun “uniti sub tricolor”, Andrei Preda, duke biseduar me kapitenin e Rumanisë, Nicolae Stanciu, zbardh të vërtetën se shteti rumun apo policia e vendit ishte e vetëdijshme për pankartën “Kosova është Serbi” që ata e zbulonin në shkallët e stadiumit.

Kosova u mposht nga Rumania me rezultat 2-0 në ndeshjen e Grupit I në kuadër të kualifikimeve për Euro 2024.


Kjo ndeshje pati shumë tensione, u ndërpre për gati një orë shkaku i pankartës “Kosova është Serbi” dhe thirrjeve raciste dhe nacionaliste nga tifozët rumun.

Megjithatë, tani është publikuar video ku shihet lideri i grupit “uniti sub tricolor”, Preda, duke biseduar me kapitenin rumun Stanciu pas ndërprerjes së ndeshjes në minutën e 17-të, shkaku i pankartës së zbuluar ku shkruante “Kosova është Serbi”.

Kapiteni Stanciu tenton të bisedojë me drejtuesit e tifozëve ultras në përpjekje për të qetësuar situatën, por lideri i tyre i cili fillimisht iu ankua se “çfarë iu kanë bërë në Prishtinë”, pastaj i tregoi se pankarta u kontrollua dhe u lejua nga policia e shtetit.

rumani3

rumani4

“Nicule, Nicule, kjo ndeshje nuk është dashur të bëhet o vëlla, a të kujtohet se çfarë na kanë bërë në Prishtinë?”, dëgjohet fillimisht teksa i thotë kapitenit, lideri i tifozëve të njohur si “Uniti sub tricolor”, Andrei Preda.

rumani1

“Ne kishim një mesazh me të cilin hymë "Kosova është Serbi" me të cilin hymë në stadium. Ai kaloi nëpër filtrat e xhandarmërisë (policisë), pra u kontrollua nga xhandarët”.

“A kam ofenduar dikë duke bërtitur "Kosova është Serbi"? Nëse shteti në të cilin jetojmë dhe paguajmë taksa e cilëson kështu...”, përfundon bisedën lideri i tifozëve.

Këto zbulime të reja, të cilat përfshijnë edhe policinë apo shtetin rumun mund të ndikojnë në dënimin sa më të madh të Përfaqësueses së Rumanisë. /Telegrafi/

telegrafi sport app