LAJMI I FUNDIT:

Myftiu Tërnava uron nxënësit për fillimin e vitit të ri shkollor

Myftiu Tërnava uron nxënësit për fillimin e vitit të ri shkollor

Kryetari i Bashkësisë Islame, myftiu Naim Tërnava, ka uruar nxënësit me rastin e fillimit të vitit të ri shkollor 2019-2020.

Tërnava në një urim drejtuar nxënësve, ka thënë se për ta sot fillon një kapitull i ri, dhe se shkolla është një shtëpi e re, në të cilën do të kalojnë kohë duke mësuar e duke u përgatitur për sfidat e jetës.

“Dituria është rruga më e shkurtër drejt qytetërimit. Ne, si popull i përvuajtur e i shtypur që kemi qenë, për t’iu bashkëngjitur popujve të zhvilluar, na duhet të përkushtohemi më shumë se të tjerët në edukim dhe arsimim”, thuhet në urimin e Tërnaves, përcjellë Telegrafi.


Urimi i plotë:

“Sot fillon një kapitull i ri për ju. Shkolla është një shtëpi e re për ju, në të cilën do të kaloni kohë duke mësuar e duke u përgatitur për sfidat e jetës. Dituria është rruga më e shkurtër drejt qytetërimit. Ne, si popull i përvuajtur e i shtypur që kemi qenë, për t’iu bashkëngjitur popujve të zhvilluar, na duhet të përkushtohemi më shumë se të tjerët në edukim dhe arsimim.

Ndaj, sot, mos e shihni të tepërt kërkesën time që të jepni nga vetja çdo gjë vetëm e vetëm që të mësoni, sepse ju jeni ardhmëria e këtij vendi. Fati i këtij populli varet shumë edhe nga ju, nga angazhimi dhe përgatitja juaj profesionale.

Andaj më lejoni që si prind, qytetar dhe Myfti i vendit tonë, t’iu uroj për këtë vit të ri shkollor duke e lutur Zotin e Gjithëdijshëm që t’iu mësojë, t’iu ruajë, t’iu jep shëndet dhe sukses! Do të doja të veçoj me urim edhe nxënësit e Medresesë Alauddin me paralelet e saja fizike në Gjilan dhe Prizren duke kërkuar prej tyre që reputacionin e kësaj shkolle dhe prestigjin e fituar ndër vite si shkolla më e suksesshme ta ruajnë e ta mbajnë edhe për shumë vite.

Urimet e mia janë edhe për gjithë mësuesit e mësueset dhe personelin edukativo arsimor në të gjithë vendin. Qofshi të ndihmuar nga Zoti”./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
KQZ publikon rezultatet e para të votave të diasporës të ardhura me postë

KQZ publikon rezultatet e para të votave të diasporës të ardhura me postë

Politikë
​KosovaPress: Kjo është e dyshuara e arrestuar për spiunazh, që e zbuloi AKI

​KosovaPress: Kjo është e dyshuara e arrestuar për spiunazh, që e zbuloi AKI

Siguri
Shpresim Uka refuzon përballjen me Faton Ramadanin në debat, rasti “Kiqina” rikthehet në vëmendje

Shpresim Uka refuzon përballjen me Faton Ramadanin në debat, rasti “Kiqina” rikthehet në vëmendje

Lajme
Armët dhe uniformat e konfiskuara në veri, Sveçla: Strukturat paralele ende funksionale në Kosovë

Armët dhe uniformat e konfiskuara në veri, Sveçla: Strukturat paralele ende funksionale në Kosovë

Lajme
Avokati Rrecaj: Kërkesa e Kurtit për intervistim në zyre, juridikisht e paqëndrueshme

Avokati Rrecaj: Kërkesa e Kurtit për intervistim në zyre, juridikisht e paqëndrueshme

Drejtësi
Nga qebapat e deri te flija - cilat janë ushqimet e preferuara të ambasadorit gjerman në Kosovë?

Nga qebapat e deri te flija - cilat janë ushqimet e preferuara të ambasadorit gjerman në Kosovë?

Lajme
Kalo në kategori