Mustafi uron ‘shqipen’ për golin e bukur (Foto)

Goli i Granit Xhakës ka gëzuar të gjithë në Arsenal, posaçërisht mbrojtësin shqiptar, Shkodran Mustafi.
Ish-ylli i Valencaias është shprehur i lumtur për fitoren dhe golin e Granitit.
“Ishte një fitore e merituar! Urime vëllait tim Granit Xhaka për golin e tij të parë me klubin”, ka shkuar Mustafi në Instagram.
Me këtë rast mbrojtësi shqiptar ka përdorur edhe thurjen (hashtagun) #shqipe, duke treguar prejardhjen e tij dhe të Granitit. /Telegrafi/

Nga
Telegrafi
17/09/2016
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals























































