Shkodran Mustafi ka shfrytëzuar rrjetet sociale për të folur rreth fitores së Arsenalit në Ligën e Evropës.

Arsenali fitoi me lehtësi dhe rezultat të thellë 4-0 në shtëpi ndaj Standard Liege në ndeshjen e vlefshme për Grupin F.


Kjo fitore e londinezëve i ka pëlqyer mbrojtësit shqiptar, Mustafi, i cili ka shkruar në profilin e tij privat në Facebook.

Mustafi ka përgëzuar bashkëlojtarët e tij për paraqitjen e madhe, pa pranuar gol ndaj belgëve.

GettyImages 1178824439 Arsenal mori një fitore të madhe (Foto: Dan Istitene/Getty Images)

"Djelmoshat ishin në zjarr sot. Paraqitje e madhe dhe një tjetër portë e paprekur", ka shkruar Mustafi në profilin e tij.

Ndryshe, Mustafi është kritikuar shumë gjatë muajve të fundit, por me të në formacion, Arsenali po pranon më pak gola. /Telegrafi/

telegrafi sport app