Mustafi i gatshëm të kërkojë largimin nga Arsenali

Mbrojtësi shqiptar, Shkodran Mustafi ende mund të kërkojë një largim nga Arsenali këtë muaj.
Sipas mediumit britanik The Mirror, Mustafi mund të braktisë Arsenalin këtë muaj - përkundër dëmtimit të Calum Chambers.
Reprezentuesi gjerman sapo ka ndryshuar agjentin dhe ata kanë dëshirë të provojnë vendosmërinë e Topçinjve për të mbajtur në mbrojtje 27-vjeçarin.
Përfaqësuesit e mbrojtësit shqiptar po bëjnë presion për një takim me hierarkinë e klubit pasi klienti i tyre ka pasur pak kohë ndeshjesh këtë sezon.

Mustafi është paraqitur në vetëm tri ndeshje në Ligën Premier këtë sezon dhe agjentët e tij duan garanci për paraqitje më të shpeshta ose largim.
Dhe përkundër dëmtimit të Chambers – Mustafi, i cili ishte zëvendësues gjatë humbjes ndaj Chelseat, nuk ka gjasa që të mbetet në Emirates. /Telegrafi/






















































