LAJMI I FUNDIT:

Mustafa: Vjosa Osmanin nuk e përjashtuam, koalicionin do ta bëjmë kur përmbushen rrethanat Kushtetuese

Mustafa: Vjosa Osmanin nuk e përjashtuam, koalicionin do ta bëjmë kur përmbushen rrethanat Kushtetuese

Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa pas mbledhjes konsultative siç e quajti ai me kryesinë e LDK-së, ka thënë se është diskutuar për formimin e Qeverisë në rast se i jepet mandati LDK-së si parti e dytë e dalur nga zgjedhjet e 6 tetorit të vitit 2019.

“Konstatuam se kemi marrë një përkrahje të gjerë nga Këshilli i Përgjithshëm për koalicionin me AAK, Nisma-AKR dhe partitë minoritare. Kjo nuk do të thotë se ne e kemi vendimin që të bëjmë koalicion, koalicion do të bëjmë vetëm atëherë kur vlerësojmë se janë përmbushur rrethanat Kushtetuese që LDK-së t’i ofrohet një gjë e tillë, deri atëherë presim që Vetëvendosje të pranojë apo refuzojë mandatin për këtë”, ka thënë Mustafa, transmeton Telegrafi.

Mustafa ka shtua se në Qeveri do të kenë njerëz që nuk kanë pasur në të kaluarën por as tash probleme me ligjin. Ai shtoi se po ashtu do të kujdesen që të ketë përfaqësim të grave në Qeveri.


“Ne konstatuam se kemi një diskonim, gjithmonë duke bërë kërkesa që të kemi njerëzit më të mirë e profesional në Qeveri, që jemi gatshëm ta pranojmë këtë sfidë gjithmonë duke respektuar hapat kushtetues. Duam qeveri që do të ketë mandat të Kuvendit…”, u shpreh Mustafa.

Osmani thotë se nuk është ftuar në takimin e Kryesisë së LDK-së
Lexo po ashtu Osmani thotë se nuk është ftuar në takimin e Kryesisë së LDK-së

I pyetur se përse nuk ishte e ftuar në takim nënkryetarja e LDK-së, Vjosa Osmani, Mustafa tha se Osmani e ka dhënë qëndrimin e saj në mënyrë publike.

“Zonjën Osmani nuk e përjashtojmë sepse ajo e ka dhënë qëndrimin e saj në mënyrë publike. Qëndrimi i saj ka qenë kundër mocionit të mosbesimit dhe ka thënë që është kundër koalicionit…”, tha Mustafa, transmeton Telegrafi.

I pari i LDK-së, shtoi se ende nuk kanë vendosur për emrin e kryeministrit në rast se iu jepet mandati për formimin e Qeverisë.

“Emrin nuk e kemi akoma, për arsye se kur të vije puna për me marrë mandatin atëherë do ta sqarojmë emrin e kryeministrit në strukturat e LDK-së dhe do të dalim me emër konkret”, tha Mustafa.

Ai shtoi se presin nga Presidenti Hashim Thaçi, që t’i zbatojë kompetencat e tij kushtetuese në kuadër të formimit të Qeverisë. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Zelensky bisedë telefonike me Ramën, tregon çështjet që diskutuan

Zelensky bisedë telefonike me Ramën, tregon çështjet që diskutuan

Lajme
Arrestohen pesë të dyshuar në Pejë, po planifikonin vrasje

Arrestohen pesë të dyshuar në Pejë, po planifikonin vrasje

Kronika e Zezë
Akuzat për lejen e ndërtimit në Yrshek dhe tenderin e pastrimit, Veliaj reagon nga burgu: Ia dhashë biznesmenit gjithë këto, t’i merrja 9 mijë euro mbrapsht?

Akuzat për lejen e ndërtimit në Yrshek dhe tenderin e pastrimit, Veliaj reagon nga burgu: Ia dhashë biznesmenit gjithë këto, t’i merrja 9 mijë euro mbrapsht?

Lajme
Skandal në Aeroportin e Beogradit: Vajza portugeze keqtrajtohet veç pse mbante një bluzë me flamurin shqiptar

Skandal në Aeroportin e Beogradit: Vajza portugeze keqtrajtohet veç pse mbante një bluzë me flamurin shqiptar

Lajme
Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Politikë
Procesohen pothuajse të gjitha votat për kandidatët, KQZ publikon rezultatet e korrigjuara për parti

Procesohen pothuajse të gjitha votat për kandidatët, KQZ publikon rezultatet e korrigjuara për parti

Politikë
Kalo në kategori