Ministri i Punëve të Brendshme, Ekrem Mustafa, i shoqëruar nga drejtori i Departamentit për Kufi në Policinë e Kosovës, Shaban Guda, ka vizituar Pikën e Kalimit Kufitar në Merdare.

Sipas njoftimit për media, ministri Mustafa dhe drejtori Guda u njoftuan për së afërmi me sfidat me të cilat përballen zyrtarët policorë dhe zyrtarët e doganës në këtë pikë kalimi kufitar, ku vlerësuan mobilizimin e Policisë së Kosovës dhe Doganës së Kosovës, në këtë kohë kur ka shtim të fluksit të udhëtarëve që kalojnë në këtë pikë kalimi kufitar gjatë sezonit veror.


Pamje 2 08.08.2019

“Kolonat në këtë pikë-kalim kufitar vijnë si rezultat i palës serbe e cila nuk po i respekton marrëveshjet e Brukselit, ndërsa pala kosovare po punon me kapacitete të shtuara, probleme tek pala kosovare nuk ka, për një veturë pritja në pikë kontrollin e Kosovës zgjatë 3-5 minuta. Gjithashtu pala serbe ende nuk është transferuar në objektin e ri të Pikës së Përbashkët Kufitare në Merdare që është ndërtuar nga UNOPS-i”, tha Mustafa.

Pamje 3 08.08.2019

Ndër të tjera ministri Mustafa u bëri apel bashkatdhetarëve që të shfrytëzojnë edhe pikat e tjera të kalimit kufitar në mes të Kosovës dhe Serbisë si dhe potencoi se Policia e Kosovës dhe Dogana e Kosovës, janë të mobilizuara në zbatimin e detyrave dhe përgjegjësive që kanë në të gjitha pikat e kalimit kufitar me Serbinë dhe vendet tjera./Telegrafi/