LAJMI I FUNDIT:

Mustafa: Rrumbullakimi i shtetndërtimit të Kosovës po afron, me LDK-në në krye

Mustafa: Rrumbullakimi i shtetndërtimit të Kosovës po afron, me LDK-në në krye

Ministri në detyrë i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Besian Mustafa, ka thënë se shtetësia e Kosovës dhe LDK-ja janë të pashkëputshme, një simbiozë historike, rrumbullakimi i së cilës po afron.

Mustafa, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se “Projekti i LDK-së për shtetndërtimin e Kosovës së pavarur, i nisur më 1989, kur pakkush e besonte se mund të bëhej, vazhdon në 2020, plot 30 vjet pas themelimit të LDK-së”.

“Asnjë anëtar i LDK-së, as unë, asnjëri nga ne, për asnjë çmim, nuk tregtojmë me besimin e qytetarëve që e përkrahën projektin e LDK-së që nga dhjetori i 1989-tës. Rrumbullakimi i këtij projekti po afron, me LDK-në në krye, si gjithnjë”, ka shkruar ai.


Postimi i plotë i Mustafës:

“Me LDK-në jam rritë. Nuk kam shpi tjetër, që nga 1989.

Projekti i LDK-së për shtetndërtimin e Kosovës së pavarur, i nisur më 1989, kur pakkush e besonte se mund të bëhej, vazhdon në 2020, plot 30 vjet pas themelimit të LDK-së. Shtetësia e Kosovës dhe LDK-ja janë të pashkëputshme, një simbiozë historike, rrumbullakimi i së cilës po afron.

Secili anëtar i LDK-së, mbartim me vete kulturën politike të afrimit të njerëzve, partive dhe ideve, të bashkimit e jo të shpërndarjes, sepse siç thoshte ati themeltar i Kosovës, Presidenti Rugova “ne s’kemi njerëz për të humbur”. Si anëtar i Kryesisë së LDK-së, kryetar i Degës IV në Prishtinë, deputeti i gjashtë më i votuar dhe, me besimin e po kësaj Kryesie ministër nga radhët e LDK-së, e them me përgjegjësi të plotë politike dhe njerëzore se LDK gjithnjë ka trajtuar të gjithë partnerët qeverisës me respekt dhe dinjitet. Shpeshherë ne LDK kemi “përbirë gurët e nxehtë” të shumë linçimeve, ofendimeve, tradhtive e mizorive, disa prej nesh edhe të vrasjeve, vetëm për shtyrë projektin tonë, të shetformimit të Kosovës së pavarur, përpara edhe një hap; edhe një hap; edhe një hap.

Asnjë anëtar i LDK-së, as unë, asnjëri nga ne, për asnjë çmim, nuk tregtojmë me besimin e qytetarëve që e përkrahën projektin e LDK-së që nga dhjetori i 1989-tës. Rrumbullakimi i këtij projekti po afron, me LDK-në në krye, si gjithnjë”, ka shkruar Mustafa. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
KQZ publikon rezultatet e para të votave të diasporës të ardhura me postë

KQZ publikon rezultatet e para të votave të diasporës të ardhura me postë

Politikë
​KosovaPress: Kjo është e dyshuara e arrestuar për spiunazh, që e zbuloi AKI

​KosovaPress: Kjo është e dyshuara e arrestuar për spiunazh, që e zbuloi AKI

Siguri
Shpresim Uka refuzon përballjen me Faton Ramadanin në debat, rasti “Kiqina” rikthehet në vëmendje

Shpresim Uka refuzon përballjen me Faton Ramadanin në debat, rasti “Kiqina” rikthehet në vëmendje

Lajme
Vaktia e Ramazanit 2025

Vaktia e Ramazanit 2025

Lajme
Avokati Rrecaj: Kërkesa e Kurtit për intervistim në zyre, juridikisht e paqëndrueshme

Avokati Rrecaj: Kërkesa e Kurtit për intervistim në zyre, juridikisht e paqëndrueshme

Drejtësi
Armët dhe uniformat e konfiskuara në veri, Sveçla: Strukturat paralele ende funksionale në Kosovë

Armët dhe uniformat e konfiskuara në veri, Sveçla: Strukturat paralele ende funksionale në Kosovë

Lajme
Kalo në kategori