E plotësuar-  Ka përfunduar takimi i nisur në orën 10:30 në mes presidentit Hashim Thaçi dhe kryetarit të LDK-së, Isa Mustafa.Pas përfundimit të takimit, Mustafa bashkë me nënkryetarin e LDK-së, Lutfi Haziri janë larguar nga ambientet e presidencës, ndërkaq nuk janë deklaruar para mediave. /Telegrafi/


Mustafa i përgjigjet pozitivisht ftesës së Thaçit, nis takimi

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi sot ka ftuar në takime të ndara liderët e partive politike në vend.

Takimin e parë presidenti e ka nisur me kryetarin e LDK-së, Isa Mustafa.

Mustafa tashmë ka arritur në ambientet e presidencës ku është pritur nga presidenti Thaçi. Kryetari i LDK-së në këtë takim është shoqëruar nga nënkryetari Lutfi Haziri.

Arsyeja e këtij takimi sipas njoftimit që është bërë nga presidenca, është konsultimi dhe koordinimi për çështje të interesit shtetëror.

Pas Mustafës, presidenti Thaçi pritet të takojë kryetarin e PDK-së, Kadri Veseli. /Telegrafi/

89015805 1080001229024529 8514526897701388288 n

89089303 3509420799129634 6264330210624143360 n