Më 2014, në kohën e LVAN-it (LDK-VV-AAK-NISMA), gjithmonë këmbëngulte se qeveria e ardhshme do të jetë e koalicionit PDK-LDK. Dhe, prognoza i doli e saktë. Tash e thotë të njëjtën.

Zyrtari i PDK-së, Rrustem Mustafa - Remi, i ftuar në Rrokum Roll të TV Rrokumit ka thënë se kandidati i koalicionit PDK-AAK-NISMA, Ramush Haradinaj, do të jetë kryeministër i ardhshëm i Kosovës. Sipas tij, nuk do të jetë e vështirë të bëhen numrat për formimin e Qeverisë.


“Me LDK-n kemi me fol për marrëveshje politike, sepse numrat ekzistojnë”, thotë ai duke shtuar se me LDK-në nuk do të varen më nga votat e pak deputetëve - kur është fjala te vendimet e mëdha. /Telegrafi/