Mustafa: Bujar Bukoshi, kolos i pavarësisë së Kosovës

Ish-kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, ka shprehur ngushëllime për vdekjen e Bujar Bukoshit, ish-kryeministrit të Qeverisë së Kosovës në ekzil dhe një nga figurat e luftës për pavarësi.
Në një shkrim në Facebook, Mustafa e përshkroi Bukoshin si një figurë historike, të guximshme dhe të patëmetë.
"Sot nuk mund të shkruaj gjatë për Kryeministrin tim dhe Kryeministrin e Kosovës, dr. Bujar Bukoshi, i cili iku nga kjo jetë. Kam shumë për të thënë për njeriun që në kohët më të vështira drejtoi Qeverinë në ekzil, për njeriun që nuk u dorëzua asnjëherë – sepse ishte i guximshëm, i ditur, i drejtë dhe i drejtpërdrejtë, i pastër si loti."
Mustafa theksoi se kontributi i Bukoshit është i pamatshëm, duke e përshkruar atë si një udhëheqës të përkushtuar në kohët më të errëta të kombit.
"Kontributi i tij vështirë se mund të matet, sepse punoi në kohë të pakuqe, ku vetëm idealizmi për lirinë e Kosovës e drejtoi përpara. Bujari ishte dhe do të mbetet kolos i pavarësisë së Kosovës."
Bukoshi ishte një nga figurat kryesore të lëvizjes kombëtare shqiptare, i cili në vitet '90 drejtoi Qeverinë e Kosovës në ekzil.
















































