LAJMI I FUNDIT:

Musliu: Policët që zhveshën uniformat duhet të largohen përgjithmonë nga ky institucion

Musliu: Policët që zhveshën uniformat duhet të largohen përgjithmonë nga ky institucion

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu, ka komentuar zhvillimet e fundit në veri të vendit, ku përfaqësuesit serbë vendosën që të largohen nga institucionet, ndërsa disa zyrtarë policorë zhveshën uniformat.

Musliu ka thënë se të gjithë ata policë që kanë zhveshur uniformat duhet të largohet përgjithmonë nga Policia e Kosovës.

Kjo pasi siç ka thënë, uniforma e policit të shtetit nuk duhet keqpërdorur as si kompromis, as si mjet presioni politik dhe as si mjet prepotence e force.


“Siguria e Kosovës po sfidohet rend në Veri të Kosovës. Policet që zhveshën uniformat sot duhet të largohen përgjithmonë nga ky institucion.  Uniforma e policit të shtetit nuk duhet keqpërdorur as si kompromis, as si mjet presioni politik dhe as si mjet prepotence e force”, ka shkruar Musliu në Facebook.

Tutje, ajo ka thënë se Policia e Kosovës “duhet të lirohet nga marionetat, por edhe nga kaubojët”.

“E zhveshën me lehtësi, kthimin duhet ta kenë të pamundur”, ka përfunduar deputetja e PDK-së. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Lajme
Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Politikë
Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Politikë
Ish-ambasadori i Kosovës në Tajlandë: Vizita e Maqedoncit në Tajvan, lëvizja më e dëmshme në historinë e politikës së jashtme

Ish-ambasadori i Kosovës në Tajlandë: Vizita e Maqedoncit në Tajvan, lëvizja më e dëmshme në historinë e politikës së jashtme

Lajme
Rezultati zgjedhor, analistët paralajmërojnë qeverisje të përkohshme

Rezultati zgjedhor, analistët paralajmërojnë qeverisje të përkohshme

Lajme
“NISMA është për qeveri të opozitës”, Zafir Berisha: Koalicioni me Albinin është koalicion me Serbinë

“NISMA është për qeveri të opozitës”, Zafir Berisha: Koalicioni me Albinin është koalicion me Serbinë

Lajme
Kalo në kategori