Miliarderi amerikan i teknologjisë, Elon Musk ka deklaruar se shpresonte në të ardhmen të shihte lirinë e plotë të tregtisë midis SHBA-së dhe Evropës, disa ditë pasi presidenti Donald Trump njoftoi tarifat ndaj partnerëve tregtarë.

“Në fund të ditës, shpresoj se është rënë dakord që si Evropa ashtu edhe SHBA duhet të lëvizin në mënyrë ideale, sipas mendimit tim, drejt një situate tarifore zero, duke krijuar në mënyrë efektive një zonë të tregtisë së lirë midis Evropës dhe Amerikës së Veriut”, tha Musk, shkruan Reuters.


Bëhet e ditur se sipas planeve të Trumpit të shpallura të mërkurën, Italia, e cila ka një suficit të madh tregtar me SHBA-në, do t'i nënshtrohet një tarife të përgjithshme prej 20% së bashku me vendet e tjera të Bashkimit Evropian.

Musk, i cili ka shprehur vazhdimisht mbështetje për partitë e krahut të djathtë në të gjithë Evropën, tha se ai shpresonte të shihte një liri më të madhe lëvizjeje midis Evropës dhe SHBA-së.

“Nëse njerëzit dëshirojnë të punojnë në Evropë ose dëshirojnë të punojnë në Amerikën e Veriut, ata duhet të lejohen ta bëjnë këtë sipas mendimit tim”, tha Musk.

Ndryshe, miliarderi shtoi se kjo “ka qenë sigurisht këshilla e tij për presidentin”. /Telegrafi/