Musiala alarmon dy gjigantët e Ligës Premier në lidhje me të ardhmen e tij

Ylli i Bayern Munichut, Jamal Musiala, ka vendosur në alarm Manchester Cityn dhe Arsenalin pasi ka folur për kontratën e tij.
21-vjeçari është një nga talentet më të kërkuar në futbollin botëror pas paraqitjeve mbresëlënëse në Bundesliga.
Mesfushori ka lindur në Gjermani, por pjesën më të madhe të karrierës së tij rinore e kaloi në Angli duke luajtur për Southampton dhe Chelsea përpara se të transferohej te Bayerni.
Që kur bëri debutimin e tij për ekipin e parë në vitin 2020, Musiala aktualisht ka 56 gola në 184 ndeshje dhe po tërheq interesim nga klubet anembanë kontinentit.
Kampionët në fuqi të Anglisë – City thuhet se janë të interesuar për afrimin e gjermanit, i cili ka një vlerë transferimi prej 130 milionë eurosh në Transfermarkt.
Përveç Cityt, Arsenali, Liverpool, Barcelona dhe Real Madrid gjithashtu janë lidhur me Musiala.
Gjatë një interviste të fundit me gazetën gjermane Sport Bild, Musiala foli për situatën e kontratës së tij.
Ai tha: “Fatkeqësisht nuk mund t’u bëj fansave një dhuratë për Krishtlindje. Nuk do të ketë asnjë lajm në të ardhmen e afërt”.
“Kemi pasur shumë ndeshje kohët e fundit, shumë udhëtime. Fokusi im është të përqendrohem në ndeshje. Unë dua të jem i lirë në fushë, edhe nëse ka shumë presion nga jashtë”.
Musiala vazhdoi: “Në përgjithësi, të gjithë parametrat që kontribuojnë në këtë vendim të madh duhet të ndihen mirë dhe të drejtë për mua”.
Pavarësisht se nuk nënshkroi një marrëveshje të re, Musiala vazhdoi të lë të kuptohet se do të zgjaste qëndrimin e tij me Bayernin.
21-vjeçari shtoi: “Do të doja të lë gjurmë në një epokë në FC Bayern. Nëse zgjas kontratën time me Bayernin, kjo është ambicia dhe qëllimi im”.
“Por unë e di gjithashtu se duhet të punosh për të, me fitore, tituj dhe trofe të mëdhenj. Më pas ju merrni atë lloj prestigji: Unë dua ta fitoj atë në FC Bayern”, ka vazhduar ai. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Dramë në 45 minutat e parë: 27 sekonda për gol, dyshime për penallti dhe aksione në Atletico-Real Madrid

Shpërthen debati në rrjetet sociale: A u dëmtua Real Madridi nga gjyqtari Marciniak?

Yamal pranon se po agjëron, tregon edhe çfarë konsumon për syfyr

Tifozët e Liverpoolit shpallin fajtorin për eliminimin nga PSG - kërkojnë shitjen e lojtarit

Deklarata e Van Dijk pas eliminimit nga PSG ka nervozuar jashtë mase tifozët e Liverpoolit

Florian Wirtz ka refuzuar transferimin te Real Madrid shkaku i motrës së tij

Formacionet zyrtare: Atletico dhe Real Madridi startojnë me më të mirët në dispozicion

Tifozët nuk mund ta besojnë atë që ndodhi menjëherë pas super golit që shënoi Lamine Yamal për Barcelonën

Dembele ka shpjeguar arsyen pse ai ekzekuton penalltitë me këmbën e tij 'të dobët' pasi PSG eliminoi Liverpoolin

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Rizarta akuzon produksionin në transmetim direkt se kanë publikuar bisedën e saj pa autorizim: Mendoja se po flisja me psikologen, nuk e dija që do jepej ky klip

Zëvendëspresidenti amerikan i përgjigjet kritikave të ashpra të kushëririt që luftoi në krah të ukrainasve

Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Tifozët nuk mund ta besojnë atë që ndodhi menjëherë pas super golit që shënoi Lamine Yamal për Barcelonën

Si e sheh botën zëvendëspresidenti amerikan - dhe pse kjo ka rëndësi

I dyshuari për vrasjen e vëllezërve Bytyqi, në mesin e personave nga ish-njësiti famëkeq, në mbrojtje të Vuçiqit nga studentët