Vedat Muriqi shënoi sërish, kësaj radhe në gjysmëfinale të Kupës së Turqisë, ndaj Trabzonsporit, duke e quar në 15 numrin e golave.

Fenerbahce pësoi humbje me rezultat 2-1 ndaj Trabzonsporit, ndërsa ishte Muriqi që ia mban gjallë skuadrës së tij gjasat për kalimin në finale.


"Ne e dinim që do të ishte një ndeshje e ashpër. Meqenëse patëm ndeshje vajtje-ardhje, u futëm në fushë për të marrë rezultatin pozitiv. Ne nuk jemi të kënaqur me një gol të shënuar, por më mirë 2-1 se 2-0”.

vedat muriqi takima her turlu katki saglamaya calisiyorum 1583269026561

“Ky nuk është një avantazh, por nuk është as një disavantazh i madh. Shpresoj se do të shkojmë në finale në Kadıköy me mbështetjen e tifozëve tanë".

“Unë nuk shënova në katër ndeshje radhazi, por nuk pajtohem me kritikat se paraqitjet e mia ishte në rënie. I respektoj të gjithë, por unë mundohem të luaj lojën time, vazhdimisht të kontribuoj për ekipin”.

“Nuk ka rëndësi nëse shënoj apo jo, thjeshtë duhet të kontribuoj për ekipin”.

Screenshot 2 1

“Nuk dua të keqkuptohem, nuk po e lavdëroj veten. Kam pasur telashe për të shënuar. Por tani i kam shënuar dy gola brenda tri ditëve. Jam i lumtur. Mundohem të jap kontribut për ekipin. Shpresoj të vazhdoj të kontribuoj me gola e asistime”, ka thënë sulmuesi shqiptar pas ndeshjes. /Telegrafi/

telegrafi sport app