Zgjidhja më e mirë për shqiptarët që jetojnë në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, si dhe për komunitetin serb që jeton në Zveçan, Zubin Potok dhe Leposaviq, është reciprociteti i përbashkët për të drejtat e tyre, që çon deri tek ridefinimi i kufijve me vullnetin e dy popujve, mirëpo pa përfshirë këtu Mitrovicën.
Kështu ka thënë gjatë një interviste për Telegrafin, kryetari i Lëvizjes për Bashkim (LB), Valon Murati.
Ai potencoi se çështja e veriut të Mitrovicës nuk duhet të përfshihet në këtë reciprocitet pasi në vitin 2000 në atë pjesë është bërë një spastrim etnik i 12 mijë shqiptarëve.
Murati tha se LB-ja, ka kërkuar vazhdimisht nga institucionet vendore kthimin e shqiptarëve në veri të Mitrovicës dhe fshatrave përreth.
“Kërkesa jonë fillimisht ka qenë që ne të ndërtojmë një platformë konsensuale dhe të kërkojmë të drejta të barabarta për shqiptarët në Preshevë, Bujanovc, Medvegjë me ato që u jepen serbëve në veriun e Kosovës, në Leposaviq, Zubin Potok dhe Zveçan. Sigurisht që zbatimi me konsekuencë i këtij reciprociteti çon në një të ardhme edhe në ridefinimin e kufijve me Serbinë, si varianti më i mirë i zgjidhjes së problemit shqiptaro-serb. Çdo herë jo duke u nisur nga territori dhe pasuritë natyrore, por duke u nisur nga vullneti i njerëzve atje ku shqiptarët janë shumicë dhe kanë vazhdimësi territoriale me Kosovën, të kenë të drejtë të pyeten se a dëshirojnë të bashkohen me Kosovën dhe e njëjta gjë të vlej për serbët”, ka thënë Murati.
Sipas tij, nëse SHBA-të e kanë ndërruar qëndrimin dhe janë të gatshëm që të ndihmojnë që ky problem të zgjidhet është shumë më mirë të ndodh tash se sa pas 20 viteve.
“Ne ashtu-kështu do të humbim shumë energji edhe me të drejta të barabarta, por nëse aty nuk janë këto rrethana ne insistojmë që t’i kthehemi konceptit të reciprocitetit me të drejta, me këta kufij që janë dhe pastaj ndoshta me një situatë total të relaksimit të raporteve me Serbinë pasi zgjidhen problemet dhe të shtrohet çështja e definimit të kufijve”, ka theksuar kryetari i LB-së, Valon Murati./ Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Ish-ambasadori i Kosovës në Tajlandë: Vizita e Maqedoncit në Tajvan, lëvizja më e dëmshme në historinë e politikës së jashtme

Rezultati zgjedhor, analistët paralajmërojnë qeverisje të përkohshme

“NISMA është për qeveri të opozitës”, Zafir Berisha: Koalicioni me Albinin është koalicion me Serbinë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë