Ministri i Financave Hekuran Murati ka dhënë argumentet e tij pse nuk duhet larguar akzica e naftës ashtu siç e kërkojnë liderët e opozitës.
Kryetari i PDK-së Memli Krasniqi dhe ai i LDK-së Lumir Abdixhiku i kërkuan Qeverisë heqjen e akcizës së naftës për një periudhë të caktuar.
Por ministri i Financave Hekuran Murati nuk është dakord me këto kërkesa.
Ai thotë se këto janë më shumë kërkesa populiste se realiste.
“Nuk besoj se ata nuk e dinë çfarë po kërkojnë. Këto që po kërkojnë këta nuk besoj se do të kenë efekt pozitiv në jetën e qytetarëve”, deklaroi Murati në RTV Dukagjini.
“Po të mos i njihja që kanë kryer diçka për ekonomi [Krasniqi e Abdixhiku], do të thoja s’kanë lidhje me ekonomi. Nuk vyen shumë shkollë në ekonomi për të ditur që është paradoks të kërkosh uljen e taksave dhe të hyrave të shtetit, e në anën tjetër të kërkosh rritjen e shpenzimeve. Çdo familjar e kupton se të ulësh rrogën dhe të rrisësh shpenzimet është bankrotim. Këtë po e kërkojnë këta”.
Ai thotë se nëse do të hiqej akciza do të ndihmoheshin më shumë të pasurit derisa do të dëmtohej buxheti i shtetit.
“Me heqjen e akcizës do të ndihmoheshin më shumë ata që kanë pare dhe që kanë rrogat më të mëdha. Dikush që ka rrogën një mijë euro paguan shumë më tepër TVSH se dikush që e ka rrogën 200 euro. Çfarë bën shteti tash. Nga dikush që ka rrogën një mijë euro merr 200 euro tatime, derisa nga dikush që ka rrogën 200 euro merr 10 apo ndoshta 20 euro tatime. Pra shteti merr 220 prej dyve. Këtij të varfrit ia merr 20 por ja kthen 220. Pra shteti merr më shumë prej të pasurit dhe i rishpërndan te ata që kanë më shumë nevojë”.
“Çka po kërkojnë liderët e opozitës. Ata thonë të përgjysmohen këto taksa. Shteti të varfrit të ia fal 10 euro, derisa përfitimi për të pasurin është 100 euro në muaj”.
Sipas tij, vitin e kaluar është ulur TVSH-ja për lokalet e gastronomisë por kjo nuk u reflektua me ulje të çmimeve.
“Asnjë lokal nuk i uli çmimet nga ulja e TVSH-së. Përkundrazi, kur u kthye TVSH-ja siç kishte qenë më herët, lokalet e gastronomisë bënë ngritje tjetër të çmimeve për të ruajtur marzhën e fitimeve”, ka deklaruar tutje Murati./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Qytetarët thonë se ndihen të mashtruar nga 'marketet' për mosvendosjen e ekraneve nga ana e konsumatorëve

Hapni dyert e mundësive: Ftohen bizneset kosovare të marrin pjesë në eventin me eksportuesit turq të sektorit hekur-çelik

Investimi i ëndrrave tuaja - Jetesa luksoze në Holiday In 2

Panelet solare, një investim i sigurt për të ardhmen e energjisë së pastër dhe ambient të gjelbër
Sa fiton në një sekondë Musk: Vetëm te Tesla shuma është magjepsëse

POLI, sallama që dallohet prej tjerave – nga mishi i pastër i pulës, me më pak ruajtës

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Egli tha se nuk e njeh, kundërpërgjigjet Xheneta: E di shumë mirë se kush jam

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Zelensky: Kemi nevojë për 20 sisteme raketore Patriot, do t’i paguajmë

E zgjodhi për ta rikthyer në lojë, G Bani tani ndërron mendim për Gjestin - e quan lojtar të shkëlqyer

Merz përjashton edhe një herë koalicionin me AfD - pasi Weidel thotë se duart e saj janë 'zgjatur' për t'u bashkuar me një qeveri