LAJMI I FUNDIT:

Murati: Depozitat e Ekonomive Familjare për herë të parë tejkalojnë shifrën 4 miliardë euro

Murati: Depozitat e Ekonomive Familjare për herë të parë tejkalojnë shifrën 4 miliardë euro

Ministri i Financave, Hekuran Murati ka thënë se depozitat e Ekonomive Familjare në valutën euro për herë të parë tejkalojnë shifrën 4 miliardë euro, sipas raportit të publikuar nga BQK për muajin gusht.

Murati thotë se ky ritëm i rritjes po përshpejtohet gjatë mandatit të Qeverisë Kurti, transmeton Telegrafi.

“Siç mund të shihet edhe nga grafikoni më poshtë, ritmi i rritjes përshpejtohet në mënyrë të theksuar gjatë mandatit të Qeverisë Kurti.
Për 4 vitet e fundit, depozitat e ekonomive familjare janë shtuar për 1.51 miliardë euro, që krahasuar me 4 vitet paraprake gjatë qeverisjeve të kaluara është për 3-fish më e lartë”, thotë ministri.


Ministri shkruan se “ky është tregues se rritja ekonomike është gjithëpërfshirëse e nuk po bëhet vetëm për biznese, por për të gjithë qytetarët”.

“E kjo është gjë e mirë sepse duke pasur më shumë para, ekonomitë familjare blejnë më shumë, gjë që shton qarkullimin e bizneseve, e përfundimisht edhe nevojën për rritje të punësimit.

Ngjashëm edhe buxheti i shtetit, përderisa në të kaluarën shërbente për pasurimin e disave, tani orientohet për shtesat e lehonave, shtesat e fëmijëve, mbështetje për studentë e pensionistë, barna esenciale, mbështetje për bujqit, por edhe siguri e mbrojtje”, ka pohuar ministri.

Tutje, ai thotë se Qeveria është për të gjithë./Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Cilat janë pagat minimale në vendet e BE-së dhe çfarë konsiderohet një pagë e mirë?

Cilat janë pagat minimale në vendet e BE-së dhe çfarë konsiderohet një pagë e mirë?

Botë
ZRRE: Kosova mund të përballet me sfida të furnizimit me energji gjatë dimrit

ZRRE: Kosova mund të përballet me sfida të furnizimit me energji gjatë dimrit

Ekonomi
IPKO feston 25 vjetorin e themelimit nën moton: 25 vjet të mbushura me momente të PARA! 25 vjet IPKO

IPKO feston 25 vjetorin e themelimit nën moton: 25 vjet të mbushura me momente të PARA! 25 vjet IPKO

IPKO
Murati: Depozitat e Ekonomive Familjare për herë të parë tejkalojnë shifrën 4 miliardë euro

Murati: Depozitat e Ekonomive Familjare për herë të parë tejkalojnë shifrën 4 miliardë euro

Ekonomi
Dacia shet automjetin e 1.000.000-të me gaz ekologjik

Dacia shet automjetin e 1.000.000-të me gaz ekologjik

Auto Mita
50 gram më shumë ajkë Schmand në çdo paketim – më shumë shije, më shumë shëndet!

50 gram më shumë ajkë Schmand në çdo paketim – më shumë shije, më shumë shëndet!

Kosmonte Foods
Kalo në kategori