LAJMI I FUNDIT:

Mungesa e pasaportave, ndryshon lista e Shqipërisë U21

Mungesa e pasaportave, ndryshon lista e Shqipërisë U21

Kombëtarja shqiptare U-21 nis nga kjo e shtunë grumbullimin në kuadër të dy ndeshjeve që janë në program për muajin shtator, atë ndaj Armenisë në udhëtim më 8 shtator, dhe ndaj Rumanisë në ‘Elbasan Arena’ më 12 shtator, të vlefshme për eliminatoret e Kampionatit Europian 2025.

Trajneri i Shqipërisë U-21, Alban Bushi shpalli tre ditë më parë edhe listën me 23 emrat e lojtarëve të thirrur për këto dy sfida të rëndësishme, të cilët do t’i zhvillojnë përgatitjet e tyre në Stamboll të Turqisë.

Departamenti i Komunikimit në FSHF bën me dije se skuadrës do t’i bashkohen edhe dy futbollistë të tjerë, Elmando Gjini dhe Rei Pecani, në mënyrë që trajneri Bushi të ketë në dispozicion një grup të plotë. Gjithashtu, bëhet me dije se me ekipin nuk do të udhëtojë mesfushori Leandro Frroku për shkak të një dëmtimi.


Bushi: Kemi lojtarë me shumë cilësi, jemi optimistë për dy ndeshjet ndaj Armenisë dhe Rumanisë
Lexo po ashtu Bushi: Kemi lojtarë me shumë cilësi, jemi optimistë për dy ndeshjet ndaj Armenisë dhe Rumanisë

Ndër të tjera, Departamenti i Komunikimit në FSHF shton se tre prej futbollistëve të ekipit kombëtar U-21, Enis Asani, Arlind Rexhepi dhe Edon Pruti nuk janë pajisur ende me pasaporta shqiptare, çka mund të shtyjë edhe debutimin e tyre në radhët e Kombëtares U-21.

Ndeshja e parë e Shqipërisë U-21 do të jetë ajo kundër Armenisë më 8 shtator, në ora 19:00, ndërsa takimi tjetër do të jetë ai kundër Rumanisë në ‘Elbasan Arena’, më 12 shtator në ora 18:30. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Kaos tek Real Madridi, pesë yje rrezikojnë suspendimin ndaj Manchester Cityt

Kaos tek Real Madridi, pesë yje rrezikojnë suspendimin ndaj Manchester Cityt

Liga e Kampionëve
Man City bën gati 170 milionë euro për transferimin e dy lojtarëve nga i njëjti klub

Man City bën gati 170 milionë euro për transferimin e dy lojtarëve nga i njëjti klub

Premier League
Arteta merr vendim brutal, spanjolli i gatshëm të ‘përjashtojë’ shtatë yje të Arsenalit

Arteta merr vendim brutal, spanjolli i gatshëm të ‘përjashtojë’ shtatë yje të Arsenalit

Premier League
Pasi dështuan me De Jong, Man Utd hidhet në sulm për një tjetër yll të Barcelonës

Pasi dështuan me De Jong, Man Utd hidhet në sulm për një tjetër yll të Barcelonës

Ndërkombëtare
Statistikat e tmerrshme të Neymarit në ndeshjen e tij të dytë me Santos

Statistikat e tmerrshme të Neymarit në ndeshjen e tij të dytë me Santos

Ndërkombëtare
“Nuk mund të krahasohemi me ta”, Guardiola me fjalë të mëdha për Real Madridin

“Nuk mund të krahasohemi me ta”, Guardiola me fjalë të mëdha për Real Madridin

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori