Michael Kimmage

Amerika e paaftë ndër bisedime politike dhe pa një përgatitje si duhet ushtarakisht që t’i japë fund luftës në Ukrainë, dëshiron që të ndihmojë në mënyrë sa më shpejt që të jetë e mundur të zgjidhë konfliktin evropian. Kanë kaluar më tepër se njëqind vjet dhe asnjë traktat paqeje evropiane nuk është nënshkruar pa pjesëmarrjen e ShBA-së. Ishte vizioni i formuar i presidentit Woodrow Wilson që vendosi Traktatin e Paqes mbas Luftës së Parë Botërore dhe Harry Truman çelnikosi rregullin mbas Luftës Dytë Botërore në konferencën e Potsdamit, së bashku me Stalinin dhe Wiston Churchillin.


Në vitin 1995 ishte delegacioni amerikan me në krye Richard Holbrooke, i cili udhëhoqi bisedimet për t’i dhënë fund luftës në ish-Jugosllavi. Ndoshta kjo traditë ishte arsyeja që presidenti Trump vendosi të takohej me Putinin në Alaskë për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë dhe njëkohësisht duke përfshirë edhe çështje të tjera. Mbi të gjitha, është Amerika fuqia kryesore e Evropës, sepse ajo ndodhet në krye të Paktit Atlantik të Veriut (NATO). Kështu që edhe Amerika e ndjen përgjegjësinë e saj në këtë pikë. Kur afroheshin çastet e organizimit të samitit për zgjidhjen e fatit të Ukrainës, shanset ishin pothuajse të parealizuara.

Putini ngrinte një seri pengesash dhe krijonte një seri rrugësh të errëta me qëllim djallëzor, në mënyrë konsekuente për të penguar zgjidhjen. Administrata e Trumpit publikisht ka deklaruar se do ta pakësojë prezencën ushtarake në Evropë. Kjo sjell rezultatin se bisedimet Trump-Putin janë më tepër të zgjatura se sa ta përfundojnë luftën. Kjo sjell humbjen e Ukrainës. Rusët janë të vetëdijshëm se zgjatja e luftës për tri vite ka rritur vështirësitë në fushën ushtarake dhe ekonomike gjithashtu. Por, kur çështja është tek Ukraina, zelli Putinit është i limituar, sepse edhe në fushën e betejës ushtria ruse ka fituar dhe sidomos këtë javë e ka shtyrë vijën e frontit. Por, do vijë një kohë që Putini ta kuptojë se nuk do jetë në gjendje të arrijë qëllimin fillestar, pushtimin e plotë të Ukrainës.

Megjithatë, nuk mund të mendohet se ka arsye për ta braktisur këtë qëllim. Putini ka përdorur negociatat duke arsyetuar në favor të tij përpara pushtimit Krimesë në vitin 2014, gjithashtu edhe në invazionin e Ukrainës Lindore. Qëllimi i tij kryesor është pushtimi territoreve. Njëkohësisht do të ushtrojë kontroll mbi Ukrainën ose të paktën të ketë të drejtën e vendosjes vetos në politikën e jashtme të Kievit. Sa i përket kësaj pike, invazioni është një dështim. Edhe pse Rusia ka kapur territoret në vitin 2014, qëllimet e saj politike nuk ka mundur t’i arrijë. Përkundrazi, Kievi u detyrua të jetë sa më pak i lidhur me Rusinë dhe është plotësisht i qartë, sidomos mbas pushtimeve të vitit 2014. Megjithëse Amerika dhe Evropa akuzuan Rusinë si grabitëse tokash, ato nuk ndërhynë ushtarakisht direkt, njëkohësisht sanksionet ekonomike nuk patën ndonjë efekt themelor.

Në vitet 2014-2015 Rusia bëri marrëveshje me Francën, Ukrainën dhe Britaninë (duke përjashtuar Krimenë) të largohej nga territoret e okupuara, me kusht që atyre duhej t’u jepej statusi i pavarësisë. Ky ishte qëllimi i Putinit se ai donte të bindte opinionin publik botëror se kishte qëllime relativisht pozitive. Ai shkoi në Ukrainë, por jo më larg dhe ai po mendonte të largohej.

Putini gjithashtu të jepte të kuptohej sikur kjo ishte thjesht një mendim i kotë. Ai lajkatonte Amerikën dhe Evropën duke i thënë se duke dështuar përpara forcës ruse, ishin treguar të matur për të evituar një luftë botërore. Në vitet që pasuan, diplomatët rusë krijuan një seri takimesh duke ngritur këtë ide sa arritën të implementonin një marrëveshje kolektive e, si rezultat, në vitin 2012 Franca, Gjermania duke përfshirë Amerikën ristabilizuan marrëdhëniet me Rusinë. Por, Rusia nuk i tërhoqi kurrë ushtarët nga Ukraina. Figura e Putinit nga ana diplomatike ishte plotësisht asgjë, por duke qëndruar në origjinën e tij, duke u përgatitur për invazionin e Ukrainës në vitin 2022. Ky sfond ose histori të lejon të kuptosh shumë kollaj natyrën e negociatave dhe qëllimin e samitit të Alaskës.

Kremlini paraqiste kënaqësi takimin e Putinit me Trumpin, por qëllimet e tyre ishin shumë të errëta dhe pa asnjë shpresë zgjidhje. Ndërkaq, presidenti i Ukrainës, Zelensky, insistoi se nuk do lëshojë asnjë metër tokë okupatorit. Frika e Kievit ishte se Trumpi do t’i bëjë presion Ukrainës për t’i dhënë fund luftës duke dorëzuar disa toka të pushtuara, duke e legjitimuar invazionin dhe duke hapur rrugën për një agresion të ri në një të ardhme. Faktikisht ose historikisht, prezenca e ShBA-së ka qenë pozitive në përfundimin e luftërave në Evropë, sigurisht edhe duke treguar të paktën epërsinë ushtarake. Wilsoni bashkoi Francën me Britaninë në Versajë, sepse trupat amerikane ndihmuan humbjen e Gjermanisë gjatë Luftës së Parë botërore. Mbas Luftës së Dytë Botërore, Trumano kishte parasysh edhe Stalinin, ku ushtria e tyre kishte okupuar pothuajse gjithë lindjen e Evropës. Në vitin 1990, Amerika kishte të drejtën të përcaktonte të ardhmen evropiane për arsye se ishte e pakundërshtueshme, ndodhi e vetme në fitimin Luftës Ftohtë dhe njëkohësisht e vetmja krye fuqi botërore.

Putini gjithmonë ka zell për të përfituar kohë duke angazhuar bisedime paqësore të pasinqerta. Holbrooke thirri përfaqësuesit e Serbisë, Kroacisë dhe Bosnjës për të negociuar në bazën ajrore ushtarake në Dajton, Ohio, për t’u dhënë një mesazh pjesëmarrësve, duke i paraqitur forcën ajrore amerikane. Ai ia arriti qëllimit. Me Ukrainën, në kundërshtim, ndryshoi gjithçka. Uashingtoni e ndihmoi materialisht me armatim, por qëndroi larg luftës. Tani ShBA-ja nuk duan të realizojnë marrëveshjet me Ukrainën. “Ne kemi mbaruar me furnizimin e Ukrainës në biznesin ushtarak”.

Nënpresidenti J.D. Vance bëri një lajmërim më 10 gusht, pesë ditë përpara takimit të Alaskës. “Sa i përket administratës së Trumpit, lufta e Ukrainës nuk është për të treguar forcën amerikane në Evropë, ne do ta pakësojmë atë duke ia lënë këtë punë Evropës për të mbrojtur shtetasit e tyre”. Kjo nuk do të thotë se administrata do të shmangë diplomacinë me Rusinë. Negociata mund të fillojnë të marrin fund, por mund të ketë përfitime nga ngjarjet e papritura. Por, grupi i Trumpit duhet ta ketë parasysh se Putini ka nxitje të përfitojë në kohë duke angazhuar bashkëbisedime të pasinqerta sikur ai ka vepruar shpesh edhe në të kaluarën. Meqë ShBA-ja kanë qëndruar larg konfliktit dhe nuk ka asnjë interes për ta detyruar Rusinë për një marrëveshje, ata që duhet ta ndalojnë luftën janë Ukraina me partnerët e saj. Për herë të parë në njëqind vjet Amerika qëndron një spektatore se sa një pjesëmarrëse në zgjidhjen e një lufte me rëndësi në Evropë.

(Autori është profesor i historisë në Universitetin Katolik të Amerikës dhe autor i librit Përplasjet: Lufta në Ukrainë dhe origjina e pa stabilitetit të ri global. Përktheu nga WSJ: Abdyl Ali Koprëncka)