A mund t’i trajtojmë aknet me hudhër të papërpunuar? Çka thonë ekspertët

Në TikTok, do të gjesh shumë postime që tregojnë njerëz që përdorin hudhër për të trajtuar aknet – disa përtypin thelpinj hudhre, të tjerë e vendosin direkt mbi puçrrat e tyre. Por, a ka ndonjë të vërtetë në këto pretendime?
Tre ekspertë, Dr. Ketaki Bhate, dermatologe konsulente në Self London; Dr. Shereene Idriss, dermatologe e certifikuar; dhe Emily English, nutricioniste dhe themeluese e Epetōme – kanë folur për Vogue.
Ndërsa të tre ekspertët e kuptojnë tërheqjen e “zgjidhjeve” të thjeshta për problemet e zakonshme dermatologjike, ata janë shumë të qartë: vendosja e hudhrës në lëkurë nuk është një ide e mirë.
Dr. Bhate shpjegon se kjo mund të shkaktojë “irritim apo edhe djegie kimike, që mund të lënë shenja pas inflamacioneve.”
Dr. Idriss është më e prerë: aplikimi i hudhrës “drejtpërdrejt në lëkurë nuk mund të shërojë aknet.” Ajo shton se “shumica e videove online ku njerëzit përdorin hudhër për të ‘shëruar’ aknet e tyre tregojnë individë me akne hormonale,” që “më shpesh kërkojnë medikamente me recetë.”
Është shumë e rëndësishme të trajtohet shkaku themelor për të minimizuar efektet anësore të padëshiruara, siç janë shenjat afatgjata.
Pra, çfarë duhet të përdorni për trajtimin e akneve?
Dr. Bhate thekson se mënyrat më të mira janë ato që përshtaten me nevojat tuaja specifike, të rekomanduara nga një dermatolog.
“Lëkura e të gjithëve është kaq e ndryshme, kështu që një qasje e përgjithshme nuk është ideale,” vëren ajo. “Në përgjithësi, unë rekomandoj produkte që janë miqësore me aknet (jo komedogjenike) dhe një rutinë të reduktuar, sepse shumë produkte njëherësh mund të përfundojnë duke irrituar lëkurën.”
Për raste më të lehta të akneve inflamatore, Dr. Idriss ka disa këshilla të veçanta: “Acidet eksfoliante—në veçanti, BHA-të si acidi salicilik—mund të ndihmojnë në pastrimin e tepricës së sebumit brenda poreve për të minimizuar shpërthimet e mëtejshme. Përbërës si peroksidi i benzoilit mund të ndihmojnë në reduktimin e ngarkesës bakteriale në lëkurën tuaj… Retinoli dhe retinali janë të shkëlqyer për të ndihmuar në rregullimin e ndërrimit të qelizave. Së fundmi, ngjitësit hidrokolloidë mund të jenë një mundësi e fundit nëse keni një puçërr të madhe dhe të dukshme që dëshironi të hiqni shpejt, por ata nuk janë një zgjidhje afatgjatë.”
Ndërsa vendosja e hudhrës në lëkurë është absolutisht e papranueshme, ngrënia e saj si pjesë e një diete të shëndetshme dhe të ekuilibruar nuk është e keqe, për sa kohë që nuk keni ndonjë alergji apo ndjeshmëri.
English tregon për Vogue: “Hudhra është një burim i shkëlqyer i vitaminave C dhe B6, manganit dhe selenit. Ajo përmban gjithashtu komponime të sulfurit, siç është alicina, që kanë veti antioksidante, anti-inflamatore dhe antimikrobike”, citon Class.
Nutricistja rekomandon një dietë me indeks të ulët glikemik, të pasur me antioksidantë dhe Omega-3 (peshk dhe arra); probiotikë (kefir, turshi, kimchi); dhe zink (përfshirë farat e kungullit dhe quinoa). /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Rizarta akuzon produksionin në transmetim direkt se kanë publikuar bisedën e saj pa autorizim: Mendoja se po flisja me psikologen, nuk e dija që do jepej ky klip

Zëvendëspresidenti amerikan i përgjigjet kritikave të ashpra të kushëririt që luftoi në krah të ukrainasve

Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Tifozët nuk mund ta besojnë atë që ndodhi menjëherë pas super golit që shënoi Lamine Yamal për Barcelonën

Si e sheh botën zëvendëspresidenti amerikan - dhe pse kjo ka rëndësi

I dyshuari për vrasjen e vëllezërve Bytyqi, në mesin e personave nga ish-njësiti famëkeq, në mbrojtje të Vuçiqit nga studentët