Pjesa e dytë e ndeshjes mes Milanit dhe Napolit u karakterizua nga momente nervozizmi, me rezultatin final 1-0 në të mirë të mysafirëve.

Protagonist në dy situata ishte mbrojtësi i Rossonerëve, Theo Hernandez që së pari kërkoi nga gjyqtari një penallti (e cila më pas u vlerësuar nga VAR dhe nuk u akordua një gjë e tillë).


Më pas ai kishte një duel me sulmuesin e Napolit,Victor Osimhen, me bankën rezervë të napolitanëve që kërkuan karton të kuq.

Në fund të ndeshjes, francezit nuk i pëlqyen vendimet e gjyqtarit dhe çfarë bëri ai? Ai zgjodhi të shfryhej në rrjetet sociale.

Hernandez publikoi disa storie në Instagram, mirëpo që më pas u larguan.

Screenshot 3 41

Lojtari vendosi disa emoji mbi foton që ishte gjyqtari i takimit, dhe nuk dukeshin aspak të hijshme.

Natyrisht se autoritetet nga Serie A do të merren me rastin e fotos dhe mbrojtësi mund të suspendohet për së paku një ndeshje. /Telegrafi/

telegrafi sport app