Site icon Telegrafi

Mullixhinjtë kërkojnë anulimin e menjëhershëm të masës së re të importit të grurit

Mullixhinjtë kërkojnë anulimin e menjëhershëm të masës së re për importet e grurit, pra rritjen e shumës së kompenzimit për analizë fitosanitare në import, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Ata thonë se me këtë rritje të çmimit, që vlen nga 2 gushti, tarifa do të jetë rreth 12,600 denarë për kamion gjatë gjatë importit të grurit në vend dhe po aq kontrolleve doganore, dhe një total prej 25,200 denarëve.

Me këtë masë, çmimi për analizë fitosanitare të importit vetëm të grurit (mielli nuk është i përfshirë) është rritur për 833 përqind, e cila është në kundërshtim me rregullat e CEFTA dhe STO, thonë mulixhinjtë.

‘Përfaqësues të kompanive anëtare të Grupit të industrisë së mullirirt-furra, thonë se dy vitet e fundit e njëjta analizë paguhet dy herë, një herë për importin e grurit, dhe përsëri e njëjta në doganë. Tarifa për analiza fitosanitare deri më tani ka arritur në 1.500 denarë për një kamion në importin e grurit (në varësi të peshës së ngarkuar) dhe të njëjtën gjë me doganim, pra 3.000 denarë’, thonë nga Oda Ekonomike.

Masa është marrë nga Inspektorati i Bujqësisë shtetërore në varësi të Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, pa konsultim paraprak me përfaqësues të industrisë. /Telegrafi/

Exit mobile version