Bayern Munich do të luajë kundër rivalëve të Bundesligës, Bayer Leverkusen, në fazën e 16-të të Ligës së Kampionëve që do të luhet në mars.

I pyetur për shortin, legjenda e Bavarezëve, Thomas Muller, deklaroi se Bayerni nuk është favorit.


“Leverkusen është shumë qartë favorit”, deklaroi sulmuesi gjerman.

"Nëse i dëgjoni ekspertët gjermanë. Dhe ne, si të pafuqishëm absolut, padyshim që duam të provojmë veten", shtoi Muller.

Sulmuesi duket se po bën lojëra fjalësh, pasi Leverkuseni nuk është ai i sezonit të kaluar.

Leverkusen është kampion në fuqi në Gjermani, por në këtë sezon Bayerni ka një epërsi prej tetë pikësh në garën për titull. /Telegrafi/

telegrafi sport app