LAJMI I FUNDIT:

Muja: Zgjedhjet nuk do të mbahen në stacione të policisë

Muja: Zgjedhjet nuk do të mbahen në stacione të policisë

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Armend Muja, ka deklaruar se zgjedhjet në veri të Kosovës nuk do të mbahen në stacionet e policisë.

I ftuar në RTV Dukagjini, Muja ka listuar disa nga pikat e votimit.

“I kam 18 pika të votimit të cilat edhe sot i vizitova. Nuk mbahen në stacionet e policisë. Nuk ka zgjedhje në stacion të policisë”, tha ai.


“Në Leposaviq, në Serbovc, Soqanicë, këto janë vendbanimet më të mëdha, në Zveçan në një kontejner, po ashtu do të ketë 3 qendra të votimit të 3 vendbanimet të mëdha ku ka votues në komunën e Sveçanit”.

Pos këtyre vendvotimeve, Muja ka thënë se në Mitrovicën veriore, zgjedhjet  do të mbahen në Lagjen e Boshnjakëve, në Lagjen 7 shtatori, në Kodrën e Minatorëve.

Deputetja e LVV-së: Serbia nuk do të guxojë të pengojë mbajtjen e zgjedhjeve në veri
Lexo po ashtu Deputetja e LVV-së: Serbia nuk do të guxojë të pengojë mbajtjen e zgjedhjeve në veri

“Në shkollë, një vendvotim që ka qenë Shën Sava, për shkak të kushteve inekzistente nuk ka mundur të përdoret shkolla, megjithatë janë 2 shkolla dhe 1 qendër mobile kontejner që do të mbahen zgjedhjet”, tha ai.

Zgjedhjet në katër komunat veriore u shpallën pas dorëheqjes së serbëve nga institucionet e Kosovës në nëntor të vitit të kaluar.

Fillimisht ishin parashikuar që të mbahen më 18 dhjetor të vitit të kaluar, por u shtynë me vendim të presidentes Vjosa Osmani për 23 prill edhe për shkak të situatës së tensionuar dhe barrikadave që i ngritën nga grupe të dyshuara kriminale.

Në trend Lajme

Më shumë
Shëndeti mendor i fëmijëve – fazat e zhvillimit, përshtatja në kopsht, adoleshenca e llojet e prindërimit, flet psikologia Mirjeta Deliu

Shëndeti mendor i fëmijëve – fazat e zhvillimit, përshtatja në kopsht, adoleshenca e llojet e prindërimit, flet psikologia Mirjeta Deliu

Shëndetësi
Gjashtë persona arrestohen për sulm ndaj policisë pas përleshjes në veri të Mitrovicës

Gjashtë persona arrestohen për sulm ndaj policisë pas përleshjes në veri të Mitrovicës

Kronika e Zezë
Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

Lajme
Publikohet video e rrallë e komandantit legjendar, Adem Jashari

Publikohet video e rrallë e komandantit legjendar, Adem Jashari

Lajme
Ramadani: Shpresim Uka ka dhënë deklarata të pavërteta, kam incizuar një bisedë katërorëshe me të në Merdar

Ramadani: Shpresim Uka ka dhënë deklarata të pavërteta, kam incizuar një bisedë katërorëshe me të në Merdar

Lajme
Analistët komentojnë

Analistët komentojnë "ofertën" e Limajt për Kurtin: Vetfaktorizim apo hapje e lojës politike?

Politikë
Kalo në kategori