LAJMI I FUNDIT:

Muja thotë se kërcënimet ndaj Kurtit erdhën pasi kryeministri sfidoi grupet kriminale

Muja thotë se kërcënimet ndaj Kurtit erdhën pasi kryeministri sfidoi grupet kriminale

Deputeti i LVV-së, Armend Muja kërcënimet ndaj kryeministrit Kurti i lidh me aksionet në veri.

Muja në RTV Dukagjini ka thënë se Kurti ka sfiduar grupet kriminale dhe sipas tij ai duhet të ketë mbrojtje të shtuar.

“Nuk është hera e parë që zoti Kurti kërcënohet përmes rrjeteve sociale apo formave tjera duke pasur parasysh sfidimin që iu ka bërë ai njerëzve që kanë përfituar nga grupet kriminale. Grupe kriminale si ato në veri kur e shohin se reformat janë serioze dinë të bëjnë kërcënime”, tha ai, përcjell Telegrafi.


Muja thotë se beteja me krimin tashmë është hapur dhe duhet të shtohen masat e sigurisë.

“Janë disa beteja të hapura që qeveria i ka nisur. Kemi grupet kriminale në veri dhe grupet kriminale në Prishtinë. Kërcënimet nuk i shoh të lidhura me politikën. Jo vetëm kryeministri por të gjithë përfaqësuesit e qeverisë që janë të përfshirë në procese të reformave në këtë periudhë duhet të kenë masa vështrimi”.

Deputeti thotë se janë hapur beteja me krimin dhe duhet të ketë masa shtesë sigurie për zyrtarët shtetërorë. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Procesohen pothuajse të gjitha votat për kandidatët, KQZ publikon rezultatet e korrigjuara për parti

Procesohen pothuajse të gjitha votat për kandidatët, KQZ publikon rezultatet e korrigjuara për parti

Politikë
Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Politikë
Uka: Maurizio Salustro na kërkoi 500 mijë euro, ose përfundonim 54 vjet dënim burg

Uka: Maurizio Salustro na kërkoi 500 mijë euro, ose përfundonim 54 vjet dënim burg

Politikë
Masat e BE-së e penguan zhvillimin e Kosovës, por jo Kurtin

Masat e BE-së e penguan zhvillimin e Kosovës, por jo Kurtin

Lajme

"Nuk ka logjikë", Gjini: Nuk besoj që Limaj do të shkojë në koalicion me Kurtin

Lajme
Skandal në Aeroportin e Beogradit: Vajza portugeze keqtrajtohet veç pse mbante një bluzë me flamurin shqiptar

Skandal në Aeroportin e Beogradit: Vajza portugeze keqtrajtohet veç pse mbante një bluzë me flamurin shqiptar

Lajme
Kalo në kategori