LAJMI I FUNDIT:

Muja: LDK po kërkon shumë, këto lëshime i bëri Albin Kurti ndaj Isa Mustafës

Muja: LDK po kërkon shumë, këto lëshime i bëri Albin Kurti ndaj Isa Mustafës

Analisti Armend Muja ka thënë se Vetëvendosje ka bërë shumë lëshime në raport me LDK-në dhe, sipas tij, LDK është duke kërkuar shumë.

Muja, në “Debat Plus” me Ermal Pandurin në RTV Dukagjini, ka thënë se nuk është pritur një komplikim i situatës deri në këtë fazë mes LVV-së dhe LDK-së.

Ai ka thënë se ky problem po ndodh edhe për shkak të problemeve të brendshme në LDK e që kanë të bëjnë me raportet e Kryesisë me Vjosa Osmanin.


Analisti thotë se megjithatë LDK-ja ka një traumë nga e kaluara në raportet qeverisëse me PDK-në.

“LDK-ja mendojnë që duhet t’i ndërtojnë gjërat ashtu që të mos iu ndodh ajo që u ka ndodhur me PDK-në. Por atyre nuk u ka ndodhur ajo nga Vetëvendosje”, tha ai, përcjell Telegrafi.

Nga ana tjetër Muja thotë se edhe Vetëvendosje i frikësohet një skenari që “LDK-ja mund ta merr presidentin e pasi ta konsumojë Kurtin ta rrëzojë qeverinë e tij në vitin 2021”.

Muja ka thënë se deri më tani të gjithë kanë pasur dyshime ndaj Albin Kurtit se nuk do të bëj lëshime, por sipas tij është dëshmuar e kundërta.

“Kur Albin Kurti u takua me Isa Mustafën, ata që e akuzonin Kurtin për kokëfortësi i thoshin “ja shtrinë qafën Isës”. E dyta i thoshin se me Kurtin nuk bëhet pushtet, por kur ky i ndau ministritë “pesë me pesë” me LDK-në e akuzuan se e ka për pushtet. Edhe për ministri Kurti i tha Mustafës “zgjedh ti i pari””.

Ahmeti: Albin Kurti nuk është i gatshëm të ndajë pushtetin me LDK-në
Lexo po ashtu Ahmeti: Albin Kurti nuk është i gatshëm të ndajë pushtetin me LDK-në

Analisti ka thënë se Kurti, në raport me LDK-në, ka bërë shumë lëshime dhe më tepër nuk mund të shkojë.

“Albin Kurti vetëm me ia dhënë edhe gjashtë ministri LDK-së”, tha  Muja./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
KQZ publikon rezultatet e para të votave të diasporës të ardhura me postë

KQZ publikon rezultatet e para të votave të diasporës të ardhura me postë

Politikë
​KosovaPress: Kjo është e dyshuara e arrestuar për spiunazh, që e zbuloi AKI

​KosovaPress: Kjo është e dyshuara e arrestuar për spiunazh, që e zbuloi AKI

Siguri
Shpresim Uka refuzon përballjen me Faton Ramadanin në debat, rasti “Kiqina” rikthehet në vëmendje

Shpresim Uka refuzon përballjen me Faton Ramadanin në debat, rasti “Kiqina” rikthehet në vëmendje

Lajme
Armët dhe uniformat e konfiskuara në veri, Sveçla: Strukturat paralele ende funksionale në Kosovë

Armët dhe uniformat e konfiskuara në veri, Sveçla: Strukturat paralele ende funksionale në Kosovë

Lajme
Kosova kërkon statusin e mysafirit special në Këshillin e Evropës

Kosova kërkon statusin e mysafirit special në Këshillin e Evropës

Lajme
Pas urdhrit të gjykatës që Kurti të paraqitet në Prokurorinë Speciale, reagon zëdhënësi i Qeverisë

Pas urdhrit të gjykatës që Kurti të paraqitet në Prokurorinë Speciale, reagon zëdhënësi i Qeverisë

Lajme
Kalo në kategori