Në Kuvendin e Kosovës është duke vazhduar debati pozitë-opozitë lidhur me gjendjen në KEK dhe arrestimin e kryeshefit të kësaj ndërmarrje, Nagip Krasniqi.
Deputeti i LVV-së, Armend Muja duke akuzuar opozitën në këtë rast PDK-në për “lidhjet e shkurta të korrupsionit” ia përmendi deputetit Ferat Shala punësimet familjare që i ka në KEK.
“Kosova ka importuar energji në 10 vitet e fundit nga Serbia prej Vuk Hamoviqit dhe Damir Fazliqit, a ka dikush lidhje të shkurta me këta persona që vijnë nga Serbia. Në kohën e Nagipit që dy vjet nuk importohet rrymë nga Serbia”, tha Muja.
Ai shtoi se “nuk mundesh me hetu KEK-un në 10 vitet e fundit pa bosin Nijazi Thaçin dhe Arben Gjukaj. Të gjitha pikëpyetjet dhe përgjigjet i kanë këta dy persona”, shkruan Telegrafi.
Muja tutje i tha deputetit të PDK-së, Ferat Shala se ndër operatorët kryesor në KEK kanë qenë ndërrmajet që drejtohen nga miqtë e tij.
“Një nga deputetët kur i kemi marrë në Komision Hetimor dhe i kemi shiku kush kanë qenë operatorët kryesor në KEK na dul “Gjeominerali”. Kjo kompani është e Idriz Thaçit dhe Enver Berishës mik i deputetit Ferat Shala e po ashtu është edhe “Trasingrupi”, miku i dytë i Ferat Shalës. Këto të dhëna nga KRPP i marrim nga djali i Ferat Shalës që punon në KRPP, të dhënat mbi bilancin e energjisë i marrim nga vajza e Ferat Shalës që punon në KOSTT dhe sa i përket minierave i marrim nga dhëndri i Ferat Shalës që është drejtro në KPMM. Këto janë lidhje të shkurta”, tha Muja.
E pas këtyre deklaratave ka reaguar deputeti Ferat Shala. Ai ia përmendi Mujës kohën e arrestimit për korrupsion, duke i thënë se nga burgu të ka nxjerr deputeti tjetër i PDK-së, Bekim Haxhiu.
“Me këta nuk replikoj sepse kam nevojë me repliku me Bekim Haxhiun kolegun tim që kur është arrestu për korrupsion në burg i ka ardh keq i ka qu picë në stacion të policisë. Kam replikë me Bekimin që ta ka pru picën e të ka nxjerr prej burgut për korrupsion me atë kam punë”, tha Shala. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëPërfundojnë hetimet për vrasjen e Liridona Ademaj - ngritet aktakuzë ndaj Naim Murselit dhe tre të akuzuarve tjerë
Dosja e Prokurorisë ndaj Naim Murselit dhe tre të akuzuarve tjerë, si u bë plani për vrasjen e Liridonës për 30 mijë euro
Pas ngritjes së aktakuzës në rastin e Liridona Ademaj, flet vëllai i saj
Rama surprizon Melonin për ditëlindje në Abu Dhabi
"Probleme martesore dhe financiare"- Prokurorja tregon njërin nga motivet që quan në vrasjen e Liridona Ademaj
Kosova mbyll komunat dhe institucionet paralele serbe në dhjetë komuna
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Rrëfimi tronditës i Bernardit, tregon se si fëmijë u dhunua nga një burrë: Pasi bëra grua e fëmijë, kuptova se isha homosekual
Familja e G Banit dërgojnë letër në BBVA, dhe dalin kundër veprimeve të djalit të tyre: I kërkojmë falje familjarëve të Gjestit
SHBA i jep dritën e gjelbër FSK-së për blerjen e helikopterëve
Publikohen pamjet e protestës për Gjestin para Top Channel, të pranishëm edhe Policia e Shtetit
Amber çohet dhe kërkon të largohet në mes të spektaklit nga BBVA: Nëse Gjesti është shembulli, unë po iki që tani
U vlerësuan si "plehra", por tani janë të pazëvendësueshëm për ukrainasit: Transportuesi legjendar i luftës në Vietnam, në një zenit të ri