LAJMI I FUNDIT:

Muhaxheri tregon disa nga kushtet që LDK ia ka parashtruar Vjosa Osmanit për t’ia siguruar kuorumin

Muhaxheri tregon disa nga kushtet që LDK ia ka parashtruar Vjosa Osmanit për t’ia siguruar kuorumin
Foto: Arkiv

Nënkryetari i LDK-së, Gazmend Muhaxheri ka treguar disa nga “vijat e kuqe” për Vjosa Osmanin që ka kjo parti për ta votuar atë si presidente.

“Në fillim duam të dimë qëndrimin e Osmanit për dialogun. A do ta vazhdojë ajo dialogun. Ne duam që normalisht ajo të jetë pro dialogut në mënyrë që t’i jep vendit perspektivë. Pastaj duam të dimë qëndrimet e saj në raport me institucionet e pavarura. Tash duhet të zgjidhet shefi i AKI-së, ambasadorët, gjyqtarët, prokurorët…”, tha ai në “Debat Plus”.

Muhaxheri thotë se është rrezik që nëse një parti i merr tri institucionet kryesore të shtetit.


Ai thotë se nga Osmani duan të dinë edhe raportet që do të ketë me pozitën dhe opozitën.

“Nëse ajo do t’i shërbente vetëm një partie, për ne është e papranueshme”, thotë Osmani, përcjell Telegrafi.

Nënkryetari i LDK-së thotë se duhet pasur parasysh edhe inatet personale që kanë disa njerëz në LDK me Vjosa Osmanin.

“Zonja Osmani dy herë nuk e ka votuar qeverinë e Kosovës. Në këtë legjislaturë ne kemi deputetë Kryeministrin (Avdullah Hoti), Zëvendëskryeministrin (Driton Selmanajn) dhe katër ministra që zonja Osmani nuk i ka votuar. Me çfarë kërkese ne mund t’iu kërkomë këtyre ta votojnë Osmanin”, deklaroi ndër të tjera Gazmend Muhaxheri./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Hoxhaj pas fitores së CDU/CSU-së në Gjermani: Lajm i mirë për Kosovën dhe Evropën

Hoxhaj pas fitores së CDU/CSU-së në Gjermani: Lajm i mirë për Kosovën dhe Evropën

Lajme
Abdixhiku: Fitorja e CDU-së në Gjermani, një mundësi e re për Kosovën

Abdixhiku: Fitorja e CDU-së në Gjermani, një mundësi e re për Kosovën

Politikë
Po planifikonin vrasjen e një personi – u caktohet një muaj paraburgim pesë të arrestuarve në Pejë

Po planifikonin vrasjen e një personi – u caktohet një muaj paraburgim pesë të arrestuarve në Pejë

Drejtësi
Vazhdojnë hetimet për vdekjen e tre fëmijëve në Jabllanicë

Vazhdojnë hetimet për vdekjen e tre fëmijëve në Jabllanicë

Drejtësi
Nga ngrohja në Prishtinë te infrastruktura, si po ndikon pezullimi i fondeve të BE-së për Kosovën

Nga ngrohja në Prishtinë te infrastruktura, si po ndikon pezullimi i fondeve të BE-së për Kosovën

Lajme
Rohde ndjek me vëmendje zgjedhjet e Gjermanisë: Natë e gjatë e intensive sonte

Rohde ndjek me vëmendje zgjedhjet e Gjermanisë: Natë e gjatë e intensive sonte

Lajme
Kalo në kategori