LAJMI I FUNDIT:

Muhaxheri pas vizitës së Escobarit në Pejë: Jetik rrugëtimi i Kosovës bashkë me SHBA-në në proceset integruese

Muhaxheri pas vizitës së Escobarit në Pejë: Jetik rrugëtimi i Kosovës bashkë me SHBA-në në proceset integruese

Emisari amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, në ditën e dytë të vizitës së tij në Kosovë, ka qëndruar në Pejë ku është pritur në takim nga kryetari i komunës, Gazmend Muhaxheri.

Escobar është shoqëruar nga ambasadori amerikan në Kosovë, Jeffrey Hovenier.

Escobar i shoqëruar nga Hovenier, shkojnë në takim te Kurti
Lexo po ashtu Escobar i shoqëruar nga Hovenier, shkojnë në takim te Kurti

E Muhaxheri përmes një postimi në Facebook, ka thënë se gjatë takimit me theks të veçantë nga të dyja palët është vlerësuar jetik rrugëtimi i përbashkët në proceset integruese të Kosovës bashkë me SHBA-në.


“Sot, i dërguari i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, z.Gabriel Escobar gjatë qëndrimit të tij në Kosovë është ndalur në Pejë. Isha i nderuar, që bashkë me ekipin tim të isha nikoqir i takimit të z.Gabriel Escobar, i cili ishte i shoqëruar nga ambasadori i SHBA-së në Republikën  e Kosovës, shkëlqesisë së tij z.Jeffrey M. Hovenier me bashkëpunëtorë”.

“Gjatë takimit me theks të veçantë nga të dyja palët është vlerësuar jetik rrugëtimi i përbashkët në proceset integruese të Kosovës bashkë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës”, ka shkruar Muhaxheri.

Escobar aktualisht është duke zhvilluar takim me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti në objektin e Qeverisë. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Sakrifikimi për më shumë vota, numri i deputetëve të LVV-së, partisë Guxo dhe Alternativës

Sakrifikimi për më shumë vota, numri i deputetëve të LVV-së, partisë Guxo dhe Alternativës

Lajme
Përqindja e votave të partive politike – në sa komuna prijnë LVV, PDK e AAK-Nisma?

Përqindja e votave të partive politike – në sa komuna prijnë LVV, PDK e AAK-Nisma?

Lajme
Studimi: Poshtë maleve tona fshihet “një thesar”

Studimi: Poshtë maleve tona fshihet “një thesar”

Lajme
Arrestohen pesë të dyshuar në Pejë, po planifikonin vrasje

Arrestohen pesë të dyshuar në Pejë, po planifikonin vrasje

Kronika e Zezë
“Meritoni një lapidar si Clinton në Kosovë”, Rama inspekton punimet në rrugën e Komanit

“Meritoni një lapidar si Clinton në Kosovë”, Rama inspekton punimet në rrugën e Komanit

Lajme
KQZ thotë se po shkon drejt fundit vlerësimi i pakove me fletëvotime nga diaspora

KQZ thotë se po shkon drejt fundit vlerësimi i pakove me fletëvotime nga diaspora

Lajme
Kalo në kategori