LAJMI I FUNDIT:

Muaji shkurt me çmime më të larta

Muaji shkurt me çmime më të larta

Sipas publikimit ‘Indeksi i Harmonizuar të Çmimeve të Konsumit, shkurt 2018’, prezantuar nga Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK), krahasuar me çmimet e muajit janar të këtij viti, çmimet e konsumit kanë shënuar një ngritje për 0.3 për qind.

Kjo ngritje e çmimit është shënuar në produktet e konsumit, tek mishi 0.8 për qind, pemë 4.1 për qind, perime 4.3 për qind dhe tek përdorimi i pajisjeve për transportin personal 0.6 për qind.

“Indeksi i tërësishëm i harmonizuar i çmimeve të konsumit në vend është më i lartë për 0.3 për qind në muajin shkurt 2018, krahasuar me muajin janar 2018. Kjo kryesisht është shpjeguar me ngritjen e çmimeve të konsumit te nëngrupet e COICOP-it si mish me 0.8 për qind, pemë me 4.1 për qind, perime me 4.3 për qind, përdorim i pajisjeve për transportin personal me 0.6 për qind, me një ndikim të përbashkët të këtyre nëngrupeve për 0.4 për qind në IHÇK”, thuhet në publikimin e ASK-së, përcjell Telegrafi.


Kjo ngritje u neutralizua, kryesisht nga rënia e çmimeve të konsumit te nëngrupi i qumështit, djathit dhe vezëve me -1.1 për qind me një ndikim prej -0.1 për qind në IHÇK.

Në anën tjetër në publikimin e ASK-së theksohet se në muajin shkurt të këtij viti në krahasim me muajin shkurt të vitit të kaluar, janë vërejtur disa ngritje të çmimeve tek buka, drithërave, mishit, vajrave, yndyrës, pemëve, kafes, çajit, duhanit dhe shërbimeve për transport.

“Përkundër mosndryshimit në muajin shkurt 2018 të indeksit të tërësishëm të harmonizuar të çmimeve të konsumit, me muajin shkurt 2017, në këtë periudhë vërehen disa ndryshime të çmimeve të artikujve dhe shërbimeve te grupet dhe nëngrupet e COICOP-it. Ngritje e çmimeve vërehet te nëngrupet bukë dhe drithëra me 2.5 për qind, mish me 1.5 për qind, vajra dhe yndyra me 2.7 për qind, pemë me 12.5 për qind, kafe, çaj dhe kakao me 4.6 për qind, duhan me 3.5 për qind, shërbime për transport me 2.2 për qind (ngritje e çmimit të biletave me aeroplan) me një ndikim të përbashkët të këtyre nëngrupeve prej 1 për qind në IHÇK”, thotë ASK.

Më tej thuhet se kjo ngritje u neutralizua kryesisht nga rënia e çmimeve të qumështit, djathit, vezëve, perimeve, sheqerit, ëmbëlsirave dhe disa produkteve të tjera.

“Ngritja u neutralizua, kryesisht nga rënia e çmimeve në këtë periudhë te nëngrupet: qumësht, djathë dhe vezë me -4.1 për qind, perime me -2.4 për qind, sheqer dhe ëmbëlsira me -7.4 për qind, rrymë, gaz dhe lëndë djegëse të tjera me -9.4 për qind, (rënie e çmimit të energjisë elektrike në muajin shkurt 2018 për -15.4 për qind, krahasuar me tarifat dimërore të muajit shkurt të vitit 2017, pajisje audio-vizuele, fotografike për përpunimin e informatave me -7 për qind, me një ndikim të përbashkët të këtyre nëngrupeve për -1 për qind në IHÇK”, thuhet në njoftimin e Agjencisë së Statistikave të Kosovës. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë

"Mund të shkojë deri në 1 milion dollarë?": Ekspertët tregojnë se çfarë mund të ndodhë, nëse SHBA nën Trump krijon një 'rezervë kombëtare me bitcoin'

Botë
Kontratat njëburimore, Bajrami i përgjigjet Muratit: Të gjithë të korruptuarit duhet të përfundojnë në burg

Kontratat njëburimore, Bajrami i përgjigjet Muratit: Të gjithë të korruptuarit duhet të përfundojnë në burg

Ekonomi
Këto janë TOP konkurset e kësaj jave

Këto janë TOP konkurset e kësaj jave

Ekonomi
Spitali që po thyen tabutë e trajtimit të varësive në Kosovë tani me emër dhe vizion të ri

Spitali që po thyen tabutë e trajtimit të varësive në Kosovë tani me emër dhe vizion të ri

Ekonomi
Al Trade feston 25 vite suksese dhe shpërblen besimin tuaj!

Al Trade feston 25 vite suksese dhe shpërblen besimin tuaj!

Ekonomi
Java magjike e Black Friday në Fortesa Home - Zbritje që nuk duhet t’i humbisni!

Java magjike e Black Friday në Fortesa Home - Zbritje që nuk duhet t’i humbisni!

Ekonomi
Kalo në kategori