LAJMI I FUNDIT:

MSH: Terapi biologjike moderne është siguruar për pacientët me sëmundje malinje

MSH: Terapi biologjike moderne është siguruar për pacientët me sëmundje malinje

Ministria e Shëndetësisë informon se për pacientët me sëmundje malinje, sëmundje inflamatore dhe autoimune, që prej vitit të kaluar, është siguruar terapi moderne biologjike, e cila kontribuon në rritjen e suksesit në trajtim dhe përmirësimin e ndjeshëm të cilësisë së jetës.

Për këtë qëllim, Ministria e Shëndetësisë, siç thuhet në kumtesë, me furnizimin e centralizuar ka siguruar 30 lloje të reja të barnave biologjike për trajtimin e kancerit të gjirit, kancerit të mushkërive, melanomës metastatike, sëmundjet hematologjike, limfomat, sklerozën multipleks, artritin reumatoid, vaskulitin dhe sëmundje të tjera që përfshinë numër të madh të pacientëve.

“Terapia biologjike inovative është në dispozicion për të gjithë pacientët në vendin tonë që kanë nevojë për të. Këto ilaçe funksionojnë duke e shndërruar sëmundjen malinje në atë kronike, që lejon pacientët të përjetojnë si çdo sëmundje tjetër kronike. Në atë mënyrë, terapia vazhdon, por në të njëjtën kohë përmirëson cilësinë e jetës”, sqarojnë nga Ministria e Shëndetësisë.


Prandaj, prej aty shtojnë se kjo terapi biologjike ose e ashtuquajtura inovative është pjesë e protokolleve standarde në vendet evropiane, dhe përdoret në fazat e hershme të sëmundjes, por edhe kur bëhet fjalë për fazë më të avancuar të sëmundjes. Tani ekzistojnë shumë analiza të sakta diagnostikuese, siç është profilizimi gjenomik i tumoreve, që përcaktojnë me saktësi nëse ndonjë pacient i caktuar do të përfitojë nga terapia e caktuar, e synuar dhe biologjike, në mënyrë që trajtimi të mund të orientohet dhe modifikohet më lehtë.

“Ministria e Shëndetësisë, kujdeset vërtet për shëndetin e çdo gruaje. Tani e tutje, pacientët do të kenë mundësinë të lexojnë dyfish imazhet mamografike nga dy radiologë të pavarur. Ata duhet të kenë përvojën e leximit të mamografisë së të paktën 800 pacientëve”, thuhet në kumtesë.

Në Spitalin Klinik në Manastir, theksojnë ata, është themeluar Qendra për kancerin e gjirit, ku pacientet mund të bëjnë mamografi, ekzaminimin eho dhe imazhe me rezonancë magnetike në një vend.

Gjithashtu, njoftojnë nga Ministria e Shëndetësisë, për herë të parë u është siguruar mbështetje psikologjike pacienteve me kancer, gjë që është e rëndësishme dhe më e rëndësishme për trajtimin e suksesshëm të sëmundjeve.

Në trend Lajme

Më shumë
Analistët komentojnë

Analistët komentojnë "ofertën" e Limajt për Kurtin: Vetfaktorizim apo hapje e lojës politike?

Politikë
Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

Lajme
Ramadani: Shpresim Uka ka dhënë deklarata të pavërteta, kam incizuar një bisedë katërorëshe me të në Merdar

Ramadani: Shpresim Uka ka dhënë deklarata të pavërteta, kam incizuar një bisedë katërorëshe me të në Merdar

Lajme
Ekspertët e sigurisë: Ka foto e prova ndaj dy të akuzuarve për spiunazh, që janë të mjaftueshme për gjykatën

Ekspertët e sigurisë: Ka foto e prova ndaj dy të akuzuarve për spiunazh, që janë të mjaftueshme për gjykatën

Siguri
Publikohet video e rrallë e komandantit legjendar, Adem Jashari

Publikohet video e rrallë e komandantit legjendar, Adem Jashari

Lajme
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Sociale
Kalo në kategori